Mos e Humbni – Faktet dhe Fuqitë e Rralla të Gjetheve të Shegës

3.4k 0

Të gjithë i dimë vlerat e shegës, këtij super fruti që i jep krahë organizmit tonë. Por a e dinit që edhe gjethet e shegës bëjnë çudira për shëndetin tonë?

Studimet kanë treguar që gjethet e shegës luajnë një rol fantastik për tretjen dhe trajtojnë një sërë infeksionesh dhe sëmundjesh.

AgroWeb ju sjell fakte nga studimet më të fundit kanë zbuluar që gjethet e shegës luajnë rol të rëndësishëm për të mbajtur peshën nën kontroll dhe mbajtur nën fre oreksin.

Gjethet e shegës mund të kombinohen me fruta dhe lule të të njëjtës bimë ose mund të konsumohen veçmas. Ato mund t’i konsumoni si çaj, në formë mushti apo lëng.

Një vlerë potenciale e gjethes së shegës është se ndihmon tretjen. Çaji i gjetheve të shegës përdoret për problemet me stomakun kryesisht shqetësimet e lehta, jo sëmundjet serioze të stomakut.

AgroWeb ju tregon se lëngu i përgatitur nga gjethet e shegës shërben më së miri, veçanërisht kur kombinohet me lëngun e vetë frutit. Një kombinim i tillë shërben për të trajtuar disenterinë, një infeksion me tretjen që shkakton dhimbje dhe diare të rëndë. Ky funksion është i mundur falë vlerave anti-bakteriale të shegës.

Ndonëse gjethja ka vlera të shumta, potenciali i shegës është më i lartë kur përdoret e gjithë bima. Fruti është i lëngshëm dhe i shijshëm. Shega është jashtëzakonisht e fuqishme sepse përbëhet nga shumë antioksidantë, antibakterialë, dhe vitamina. Shega ka më shumë vlera kundër kancerit se çaji jeshil apo vera e kuqe.

Nëse dëshironi të merrni vlerat e plota të gjethes së shegës, duhet ta kombinoni patjetër atë me frutin ose lëngun e tij.

AgroWeb tregon se përdorimi i gjetheve të shegës ka vlera për shëndetin e njeriut

Bima e shegës është një thesar. Gjithçka e saj ka vlera e fantastike, duke nisur nga gjethet, farat, lëkura dhe rrënja, por në këtë artikull do të diskutojmë vetëm për vlerat e gjethes së shegës.

1. Lufton pagjumësinë
Gjethet e shegës mund të të ndihmojnë kundër pagjumësisë. Merrni tre gramë gjethe të lara. Zieni në dy gota ujë. Pas zierjes konsumoni gjysmën e lëngut para se të bëheni gati për në shtrat.

2. Ofron lehtësim kundër dhimbjeve të barkut
Gjethet e shegës mund ta bëjnë më të lehtë dhimbjen abdominal. Mund të konsumoni çaj me gjethet e shegës dhe do të keni një tretje më të mirë dhe më pak dhimbje, gjithmonë në rastet kur nuk bëhet fjalë për ndonjë sëmundje të rëndë të stomakut.

3. Përdoren kundër disenterisë
Gjethet e shegës mund të kurojnë disenterinë falë përmbajtjes së substancave anti-bakteriale. Nëse pini lëng shege dhe lëngun e gjetheve të tyre së bashku do të keni mundësinë të kapërceni infeksionet gastrointestinale.

4. Lehtësojnë simptomat e verdhëzës
Gjethet e shegës munden të lehtësojnë simptomat e verdhëzës. Përdorni gjethet në formën e pluhurit (3 gramë) dhe më pas zijini në ujë.

5. Mund të përdoret kundër kollës
Gjethet e shegës mund të trajtojnë kollën. Merrni gjethe të thata të shegës, zijini në ujë dhe përzijini me piper të zi.

6. Mund të përdoret kundër infeksioneve të gojës
Gjethja e shegës përdoret kundër plagëve të shkaktuara nga infeksionet e gojës, buzëve, apo gjuhës. Mjafton ta shpëlani plagën me ujin e gjetheve të shegës.

7. Mund të përdoret kundër infeksioneve të syrit
Shpesh, gjethet e shegës mblidhen dhe përpunohen në formën e një paste apo mushti që përdoret për infeksione të vogla si anti-bakterial. Kjo pastë përdoret edhe për trajtimet e infeksioneve të syrit duke u vendosur në zonën e infektuar./AgroWeb.org