Përdorimi Unik i Pijes Nga Gjethet e Ullirit

1.8k 0

Një sërë studimesh shkencore kanë nxjerrë në pah që gjethja e ullirit rrit energjinë në organizëm, mban tensionin e gjakut nën kontroll, mbron sistemin kardiovaskular dhe atë imunitar. Gjethet e ullirit nisën të përdoreshin masivisht në vitet 1800, kryesisht për të ulur temperaturën.

Si të përdorni gjethet e ullirit

Nëse keni mundësi të përdorni gjethe direkt nga pema mund të përgatisni çaj. Lajini mirë, piqini në furrë në një temperaturë prej 150 gradësh deri sa të jenë plotësisht të thata. Pastaj shtypini. Merrni një lugë çaji me gjethe të thata dhe zjejini në ujë për 10 minuta.

Lëreni lëngun të ftohet pasi në kohë të ngrohtë çaji i gjetheve të ullirit freskon në mënyrë të përkryer. Pini një filxhan ose më shumë në ditë për të përfituar prej tyre. Për t’i dhënë një shije edhe më të mirë, shtoni pak limon ose mjaltë. Ky çaj funksionon mrekullisht sidomos në pranverë kur nivelet e energjisë janë të ulta si pasojë e ndryshimit të beftë të stinës.

AgroWeb.org liston më poshtë vlerat e verifikuara të përdorimit të gjetheve të ullirit:

Ul tensionin e gjakut

Një studim i vitit 2011 tregoi që ekstraktet e gjethes së ullirit kishin aftësinë të ulnin tensionin e gjakut. Pjesëmarrësit në studim konsumuan 500 miligramë ekstrakt gjethe ulliri, dy herë në ditë për tetë javë dhe ia dolën të ulnin tensionin pa pasur nevojën e medikamenteve.

Përmirëson shëndetin e zemrës

Gjethet e ullirit janë përdorur prej mijëra vitesh si tonik bimor për të garantuar shëndetin kardiovaskular. Ato ulin nivelin e kolesterolit dhe mbajnë tensionin e gjakut në nivel normal. Disa substanca që gjenden tek këto gjethe kanë ndikim në uljen e rrezikut nga sëmundjet koronare dhe disa tumoreve.

Diabeti

Ekstraktet e gjethes së ullirit arrijnë të ulin nivelin e sheqerit në gjak. Për më tepër, ky ekstrakt mban nën kontroll nivelin e glukozës në gjak dhe ngadalëson prodhimin e sheqerit që shkakton sëmundje inflamatore siç është diabeti.

Ul rrezikun e zhvillimit të qelizave të rrezikshme

Gjethet e ullirit luajnë një rol të rëndësishëm në trajtimin natyral të tumoreve. AgroWeb.org thekson se ato përmbajnë antioksidantë dhe substanca të tjera që kanë aftësinë të parandalojnë riprodhimin dhe migrimin e qelizave të avancuara të rrezikshme

Përmirëson funksionet e trurit

Studimet kanë treguar që disa nga përbërësit e gjetheve të ullirit, ulin shanset e simptomave të çrregullimeve nervore që kanë lidhje me moshën si Dementia dhe Alzheimer. Studimet sugjerojnë që radikalet e lira luajnë një rol në zhvillimin e këtyre sëmundjeve. Gjethja e ullirit është e pasur me antioksidantë që luftojnë këto radikale dhe si rrjedhojë mbrojnë trurin nga humbja e kujtesës.

Reumatizma

Artriti është një sëmundje inflamatore. AgroWeb.org ju tregon gjethet e ullirit luftojnë inflamacionin dhe si rrjedhojë shërbejnë si një kurë natyrale kundër artritit. Për më tepër, këto gjethe ndihmojnë në uljen e dhimbjeve që shkakton kjo sëmundje.

Shkatërron bakteret dhe mykun

Gjethet e ullirit kanë aftësinë të luftojnë infeksionet, si candida, meningjitin, pneunominë, lodhjen kronike, hepatitin B, malarien, gonorenë dhe tuberkulozin. Për më tepër, këto gjethe përbëjnë një kurë natyrale kundër infeksioneve të veshit, dhëmbëve dhe traktit urinar.

Përmirëson sistemin imunitar

Gjethet e ullirit parandalojnë të ftohtin, disa viruse të rrezikshme, sëmundje të shkaktuara nga mikrobet, virozat dhe infeksionet respiratore. Përbërësit e fuqishëm të këtyre gjetheve shkatërrojnë organizmat pushtues në trup dhe nuk lejojnë viruset të riprodhohen dhe të shkaktojnë infeksione të mëtejshme .

Mbron lëkurën

Gjethet e ullirit kanë aftësinë të kurojnë dëmet e shkaktuara në lëkurë dhe shenjat e plakjes. Parandalojnë disa dëme të ndryshme të qelizave sidomos ato të shkaktuara nga oksidimi. Ushqimet dhe barishtet e pasura me antioksidantë janë fantastikë për shëndetin e qelizave dhe lëkurës./AgroWeb.org