Inflamacioni është përgjegjës për shumicën e sëmundjeve që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e njeriut.
Ai është një reagim i imunitetit ndaj toksinave ose lëndëve të huaja në trup.
Qëllimi i tij është që të ndihmojë trupin të eliminojë këto substanca të huaja dhe të riparojë dëmin e kryer.
Inflamacioni shkakton dëmtim të qelizave dhe enëve të gjakut dhe mund të nxisë sëmundje si artriti por edhe ato të zemrës.
Inflamacioni mund të nxitet edhe nga ushqyerja dhe mund të përhapet aq shumë sa të shkaktojë rezistencë ndaj insulinës që më pas pasohet nga diabeti i tipit 2 dhe obeziteti.
Një regjim ushqimor jo i shëndetshëm ndikon fort në rritjen e nivelit të endotoksinave duke nxitur kështu inflamacionin.
Inflamacioni kronik ose sistemik është i dëmshëm sepse trupi sulmon veten.
Trupi ka nevojë të çlirohet nga barra e rëndë e inflamacionit në mënyrë që të luftojë sëmundjet dhe të shërohet.
Pija e Duhur Natyrale Kundër Inflamacionit
Pjesa më e madhe e frutave dhe perimeve kanë veti inflamatore.
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni recetën e një lëngu special që lufton inflamacionin, me bazë perimesh dhe frutash.
Përbërësit:
- 4 kërcenj selinoje
- Gjysëm kastraveci,
- Një filxhan me copa ananasi
- Gjysëm molle jeshile
- 1 filxhan spinaq
- 1 limon
- 1 copë e vogël xhenxhefil.
Të gjithë përbërësit duhen hedhur në shtrydhësin e fruta-perimeve dhe lëngu duhet konsumuar menjëherë.
Ky lëng plotëson:
- 68 % të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës K
- 30% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës A
- 30 përqind të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës C
- 11 % të dozës së rekomanduar ditore të kaliumit
- 2 gramë proteinë
- 5.5 gramë fibër,
Nga 3 deri në 8 përqind të dozës së rekomanduar ditore të magnezit, kalçiumit, hekurit dhe folatit.
Ananasi është një nga frutat më të shkëlqyer sa i përket zhdukjes së inflamacionit.
Kjo i atribuohet pasurisë së vitaminave, mineraleve por edhe enzimave të fuqishme kundër inflamacionit.
Xhenxhefili, një tjetër përbërës i kësaj recete ka marrë mbështetjen e shumë shkencëtarëve për sasinë e lartë të antioksidantëve dhe enzimave kundër inflamacionit.
Përveç tyre, edhe selinoja, limoni dhe molla jeshile janë në listën e ushqimeve më të mira kundër inflamacionit.
Lini një Përgjigje