Shurupi Natyral për Energjinë e Organizmit – Si ta Përgatisni Vetë

3.2k 0

Ditët e stinës së nxehtë shumë shpesh sjellin humbje të dukshme të energjisë dhe fuqisë. Por ka një zgjidhje të thjeshtë në kushtet e shtëpisë.

Nëse jeni në kërkim për një shurup natyral që ju jep fuqi, në këtë artikull nga AgroWeb.org do të gjeni kombinimin ideal, që mund ta përgatisni vetë, të freskët  dhe të shëndetshëm.

Kjo është një pije tradicionale e hershme që ka përbërës uthull molle të pastër, ëmbëlsues natyralë si mjalti, xhenxhefil të freskët ose pluhur dhe ujë.

Shumë vite më parë, ky lëng përdorej për të freskuar dhe fuqizuar atletët dhe personat me aktivitet të fortë fizik.

Uthullës së mollës i janë thurur lavde prej shumë kohësh, por kombinimi energjik për të cilin flet ky artikull i AgroWeb.org është diçka krejt tjetër.

Xhenxhefili, sidomos ai i freskët dhe i grirë është i mrekullueshëm për të qetësuar stomakun dhe sistemin tretës, ndërkohë që mjalti është një ëmbëlsues natyral i pasur me minerale të dobishme.

Të gjithë përbërësit e mësipërm funksionojnë më së miri, për të rikthyer nivelet e energjisë pas një dite të lodhshme pune, ose aktivitetit fizik gjatë stinës së nxehtë.

Vlerat e Shurupit Energjik

  • Rregullon metabolizmin
  • Përmirëson tretjen
  • Përmirëson përqendrimin
  • Qetëson muskujt
  • Përmirëson funksionet imunitare
  • Lufton inflamacionin

Faktori më i rëndësishëm që duhet t’ju motivojë ta pini atë, është siguria që ofron kundrejt pijeve të tjera të mbushura me kafeinë.

Provojeni këtë recetë interesante dhe mund të ndryshoni sasinë e përbërësve sipas shijes së preferuar.

Përbërësit

  • 60 mililitra uthull molle
  • 2 lugë gjelle me mjaltë cilësor ose pekmez frutash
  • 2 lugë çaji plot me xhenxhefil të freskët të grirë
  • 2 gota ujë, në total rreth 50 mililitra

Udhëzimet

Përzieni përbërësit në një enë ose kavanoz qelqi.

Shkundeni mirë dhe lëreni të qëndrojë nga 2 deri në 24 orë në frigorifer.

Më pas kullojeni nëse dëshironi që të eliminoni pjesëzat e xhenxhefilit.

Hidhni akull ose ta konsumoni siç është. Ju bëftë mirë!/AgroWeb.org