Qitro, Xhenxhefil dhe Turmerik – Kura për Tretjen dhe Djegie të Yndyrnave

2.1k 0

Freskia, shija dhe aroma fantastike, janë vetëm disa nga karakteristikat e këtij lëngu kaq të veçantë.

Përbërësit në këtë recetë janë burime të sigurta të vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve, të cilat trupit tonë i nevojiten që të funksionojë siç duhet.

Qitro jo vetëm fal sasi të larta të vitaminës C, por mund të nxisë rritjen e enzimave tretëse të trupit si dhe të djegë yndyrën e tepërt.

Nga ana tjetër xhenxhefili është përdorur prej shekujsh si një ilaç natyral për të përshpejtuar zbrazjen e stomakut dhe fryrjen.

Ndërsa Turmeriku është një nga ato erëza që vlerësohet si një ilaç mrekullibërës, kjo falë antioksidantëve që forcojnë sistemin imunitar.

Duke qenë se shumë nga ne nuk mund të arrijnë dot sasinë e rekomanduar ditore të frutave e perimeve, një nga zgjidhjet më të lehta është konsumimi i lëngut të tyre.

Një mënyrë ideale dhe shumë e shpejtë për të vjelë sa më shumë të mira për trupin.

Ndaj edhe AgroWeb.org ju sugjeron të provoni këtë kombinimin kaq unik për shëndetin e plotë të organizmit.

Përbërësit (për një person):

  •  1 qitro
  •  1/2 mollë mesatare
  •  1/2 lugë gjelle xhenxhefili i freskët
  •  1/4 filxhan kos pa yndyrë
  •  8 kokrra bajame
  •  1/2 lugë tumerik
  •  2 lugë mjaltë
  •  6 kuba akulli 

Përgatitja:

Filloni përgatitjen e këtij lëngu duke qëruar dhe larguar prej tij farat.

Më pas lani mirë mollën, hiqni prej saj farat dhe priteni në copa të vogla.

Prisni më pas xhinxerin dhe në fund bashkojini këto përbërës në mikserin tuaj.

Vazhdoni duke shtuar të gjithë përbërësit e tjerë: kosin, turmerikun, mjaltin, bajamet dhe kubat e akullit që do t’i japin shumë freski pijes tuaj.

Përpunojini mirë në blender derisa të përftoni një masë homogjene.

Në fund hidheni pijen në një gotë të përshtatshme dhe shijojeni atë.