Qumështi i Duhur Për të Humbur Peshë në Mënyrë të Shëndetshme

3.1k 0

Zëvendësimi i qumështit të zakonshëm me ato me bazë bimore është kthyer në një nga zgjidhjet më praktike për të trajtuar shumë sëmundje. Duke nisur nga diabeti, kolesteroli apo tensioni i lartë, mjekët tanimë këshillojnë për të gjithë pacientët e tyre për të konsumuar këto pije të shijshme.

Por përveç përdorimit si trajtim mjekësor, këto pije janë unike edhe për rezultat që japin me sfidën e rënies nga pesha. Mendoni që heqja e kilogramëve të tepërt është aq e thjshtë sa shijimi i një gote me qumësht tërshëre. Ndaj AgroWeb.org në bashkëpunim me kompaninë Mini Invest ju tregon rreth të gjitha përfitimeve që ju merrni nga qumështi i tërshërës Alpro.

Përse Duhet Ta Përdorni Këtë Qumësht?

Duke qenë se ky produkt ka nivele të larta fibrash dhe pothuaj aspak përqindje yndyre, është perfekt për rënien nga pesha. Edhe pse s’ka aspak kalori, qumështi Alpro arrin t’ju mbajë të ngopur për një kohë të gjatë. Dhe për shkak ndihmon me rregullimin e hormonit të urisë duke lehtësuar reduktimin e kalorive që konsumojmë gjatë ditës. Një tjetër vlerë unike e këtij produkti është fakti që mban nivelet e sheqerit të balancuara duke mbrojtur kështu zemrën. Por gjithashtu arrin të ulë nivelet e kolesterolit të keq duke nxitur djegien e dhjamit të akumuluar në trup.

Doza e Duhur e Qumështit të Tërshërës Për Rënien Nga Pesha?

Sipas të dhënave ku AgroWeb.org bazohet sasia e qumështit të tërshërës gjatë një javë për një person të rritur është një litër e gjysmë. Ky produkt nga linja Alpro është madje lehtësisht i përdorshëm edhe në recetat që ju më parë i keni përgatitur me qumësht të zakonshëm. Kështu do ta keni akoma edhe më të lehtë për të shijuar ushqime të shëndetshme por edhe që ju ndihmojnë të ruani sasinë e kalorive ditore.

Koha e Duhur Për Të Pirë Qumështin E Tërshërës?

Kjo pije mund të konsumohet gjatë gjithë ditës. Nëse e dëshironi ta shijoni në mëngjes me një tas me dirthëra, ju do të stimuloni metabolizmin tuaj dhe do të ndjeni urinë më vonë gjatë ditës. Ndërsa nëse e pini një gotë para se të flini, qumështi i tërshërës Alpro do të nxisë trupin të prodhojë melatoninë dhe serotoninë, dy hormone që përmirësojnë dukshëm cilësinë e gjumit.

Këtë qumësht mund ta gjeni në të gjitha marketet dhe dyqanet në të gjithë Shqipërinë, kështu e keni më të lehtë për ta përfshirë në regjimin tuaj për të nisur rrugëtimin drejt një jetese të shëndetshme./AgroWeb.org