Receta me Karrota – Kura e Duhur Kundër Anemisë

3.8k 0

Ndoshta nuk e keni ditur por karrotat janë nga zgjidhjet më të mira natyrale kundër Anemisë.

Kjo perime është e pazëvendësueshme për shëndetin e mirë të organizmit.

Lëngu ditor i karotës në sasinë prej 100 -150 ml është ilaç efikas te personat që vuajnë nga anemia.

Karrota në periudhë rekord arrin të rregullojë pastrimin e mirë të gjakut.

Në fund të tekstit gjeni një video ilustruese nga AgroWeb.org me disa fakte kurioze mbi karrotat.

Këshillohet që të gjithë ata njerëz që vuajnë nga anemia, duhet të konsumojnë minimalisht 2-3 karrota mesatare të qëruara çdo ditë. Gjithashtu në ushqimet e tyre, sidomos sallatat dhe supat, nuk duhet të mungojë asnjëherë karrota.

Vetëm përdorimi i përditshëm i këtyre perimeve sjell eliminimin e problemeve me gjakun dhe zvogëlon maksimalisht rrezikun për sëmundje të tjera.

Lëngu i karrotave është i pasur me beta karoten që i jep organizmit vitaminën A, vitaminat e kompleksit B, vitaminën E dhe shumë minerale të tjera.

Përmbajtja e hekurit në lëngun e karrotës forcon prodhimin e hemoglobinës dhe rimëkëmb organizmin nga ndikimi i anemisë.

Si të përgatisni lëngun e karrotës

E vetmja gjë që ju nevojitet është një shtrydhëse frutash dhe karrota të freskëta, të cilat duhet t’i lani mirë dhe t’i qëroni lehtë pa i zhveshur shumë ato nga ushqyesit që gjenden nën shtresën e jashtme.

Mënyra e rekomanduar e marrjes së lëngut të karrotës

Rregulli kryesor është që të pini lëngun e karrotës bashkë me një lugë me vaj ekstra të virgjër ulliri.

Yndyra inkurajon përthithjen e karotenit nga mëlçia. Lëngu i karrotës në sasi të vogla nuk ka asnjë ndikim, ndërsa në sasi të mëdha mund të shkaktojë një barrë të rëndë në mëlçi dhe pankreas.

Lëngun e freskët të karrotës duhet ta pini jo më larg se një orë nga përgatitja, sepse vitaminat siç është beta karoteni nisin të shpërbëhen dhe humbasin vlerën e tyre. Pini lëngun e karrotës 30 minuta përpara çdo vakti, madje edhe në mëngjes me stomakun bosh.

Lëngu i karrotës është i përshtatshëm edhe për fëmijët. Pasi kanë mbushur gjashtë muaj, mjafton ta holloni atë me ujë në sasinë një me një./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.