Bukë e Thekur me Rigon Dhe Hudhër – Vlerat që Fiton Organizmi Përveç Shijes

3.1k 0

Buka e thekur është pjesë e pandashme e një ushqimi të shijshëm dhe të shëndetshëm.

Ajo shijon shumë nëse lyhet me vaj ulliri ose gjalpë.

Shumë prej lexuesve të AgroWeb.org kujtojnë me nostalgji shijen fantastike të bukës së thekur në sobën me dru e cila shoqërohej shumë mirë me djathë e çaj.

Në këtë recetë të thjeshtë të rekomanduar nga AgroWeb.orb do të mësoni se si të pasuroni shijen e bukës së thekur me një shtresë gjalpi dhe erëzash.

Përbërësit

4 lugë e gjysmë çaji me gjalpë të butë,

1-2 thelbinj hudhër

Gjysëm qepujke

Një majë luge çaji me rigon

Një majë luge çaji me spec të kuq pluhur

Dy-tre feta bukë

Përgatitja

Përzieni në një mikser gjalpin dhe erëzat dhe me të lyeni fetat e bukës,

Vendosini ato në një letër pjekjeje dhe piqini në furrë për 10-15 minuta.

Këto feta shërbejnë shumë mirë si antipastë për festa e gëzime familjare.

Ato shërbejnë për të hapur por edhe për të shuar oreksin.

Pesë Arsye Të Forta Pse Duhet Të Hani Bukë Të Thekur

Vlerat e bukës së thekur shkojnë përtej shijes së mirë të saj.

Këto vlera shumëfishohen pikërisht gjatë thekjes.

Buka e Thekur Për Diabetikët

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, buka e thekur ka dy vlera të mëdha për njerëzit që vuajnë nga diabeti.

Ajo ul nivelin e indeksit të glicemisë dhe sasinë e yndyrnave tek buka.

Indeksi i Glicemisë

Normalisht, njerëzit që vuajnë nga diabeti, ose ata që përpiqen të bien në peshë, nuk duhet të konsumojnë bukë.

Por gjatë thekjes, indeksi i glicemisë tek buka ulet.

Kjo do të thotë se buka ka një efekt më të vogël tek niveli i sheqerit në gjak.

Yndyrnat

Buka përmban një sasi të konsiderueshme yndyrnash.

Të dhënat e AgroWeb.org tregojnë se thekja ul përmbajtjen e yndyrnave të buka dhe e bën atë më të lehtë për organizmin.

Tretja

Buka e thekur u vjen në ndihmë njerëzve që vuajnë nga problemet e tretjes.

Buka e thekur, banania, orizi dhe salca e mollës janë produktet më të rekomanduara kundër diaresë.

Më Shumë Energji

Buka e thekur është e pasur me niseshte, e cila ofron shumë energji.

Kjo e fundit është e domosdoshme kur organizmi kërkon të përpunojë ushqyesit.

Të Përzierat 

Kombinimi i një gote me qumësht dhe një fete bukë të thekur me pak gjalpë ose vaj krijon një trajtim efikas kundër të përzierave.

Megjithatë, një trajtim i tillë nuk rekomandohet nëse jeni prekur nga virozat, sepse produktet e bulmetit nuk ndërveprojnë mirë në organizëm gjatë kësaj sëmundjeje.

Buka më e shëndetshme që rekomandohet, sipas të dhënave të AgroWeb.org është ajo e përgatitur me drithëra të plota.

Një bukë e tillë është e pasur me ushqyes dhe vlerat e saj rriten gjatë thekjes./AgroËeb.org