Shqetësime me Tretjen dhe Fryrjen? Zbuloni Çfarë Duhet Përdorur

3.9k 0

Ata që vuajnë nga problemet e tretjes dhe në veçanti nga problemet e zorrëve, në fazën akute duhet së pari të shmangin fibrat.

Veçanërisht bëhet fjalë për drithëra të përpunuara dhe të pjekura në produkte si buka dhe biskotat.

Gjithashtu duhen shmangur edhe perimet e ngarkuara me fibra. AgroWeb.org ju këshillon më mirë të zgjidhni perime qetësuese, si karrota, kunguj ose kungulleshka të gatuara si pure.

Çfarë Të Konsumoni

Thuajini Po supave të orizit, qullit ose hikërrave. Për të pirë, çaji jeshil është i shkëlqyeshëm.

Pas fazës akute, për të ndihmuar florën bakteriale, ju duhet të përdorni perimet me gjethe të errëta si spinaq, sallatë jeshile, etj, që janë të pasura me minerale alkaline që shmangin acidet në tretje.

Selinoja është mjaft e dobishme, pasi përmban substanca mirëbërëse të tilla si apigenin. Selinon mund ta përdorni në sallatë ose ta shtrydhni dhe ta pini si lëng.

Ka ushqime që janë shumë të dobishme për zbutjen e inflamacionit të zorrëve: ato janë fara e linit.

Farat e linit menjëherë ulin fryrjen dhe qetësojnë sistemin e tretjes. Vaji i linit dhe farat e linit janë dy ndihma të çmuara në rastin e problemeve të zorrëve.

Ato përfaqësojnë një burim të shkëlqyeshëm të Omega 3, të dobishme për të riparuar indet e brendshme të prekura nga acarimi dhe të përmbajnë fibra të tretshme, të cilat ndihmojnë në rregullimin e gjithë sistemit të tretjes.

Është e rëndësishme që gjithmonë t’i shtypni farat e linit me një mulli kafeje për të bërë një pluhur që mund të përdoren në lëngje dhe supa. AgroWeb.org ju këshillon t’i shtypni pasi bëhen më e thjeshtë për organizmin që të thithë gjithë vlerat ushqyese.

Çfarë duhet shmangur për të shmangur probleme me tretjen?

Këtu keni një listë të ushqimeve të dëmshme për tretjen, fryrjen dhe problemet e zorrëve. Duhet shmangur alkooli dhe kafeina.

Duhen shmangur aditivët tek buka, siç është glutamati. Gjithashtu e dëmshme është edhe majaja industriale që gjendet tek buka dhe brumërat. Mishi dhe ushqimet yndyrore vështirësojnë tretjen.

Sheqeri i bardhë, mell i përpunuar, patatinat dhe produkte të tjera të ngjashme nuk e ndihmojnë aspak organizmin gjatë fazës së problemeve me tretjen./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.