Asgjë nuk i personifikon më mirë stinët e ngrohta se sa aroma e ëmbël e dorëzonjave.
Përveç aromës shumë të mirë, kjo lule ka dhe shumë veti shëndetësore, madje është përdorur që në lashtësi për shumë kura të ndryshme.
Vlerat shëndetësore
Dorëzonja arrin të luftojë teperaturën e lartë ta trupit si dhe inflamacionin e organizmit.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, Dorëzonja ndihmon mëlçinë dhe sistemin limfatik në proçesin e detoksifikimit dhe përmes mineraleve që përmban lëngu i saj, qetëson sistemin nervor.
Nga mjekësia popullore ajo është përdorur në shumë kombinime bimore për të ruajtur masën muskulore të organizmit tonë dhe për të luftuar mykun.
Por vetia që nuk njihet shumë, në lidhje me dorëzonjën, është se shurupi i saj ndihmon në pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes.
Si të Përgatisni Shurupin e Dorëzonjës
Shurupi i dorëzonjës ka një shije të lehtë dhe të ëmbël, njësoj si dhe aroma e vet lules.
Kjo recetë, të cilën AgroWeb.org e sjell më poshtë është fare e lehtë dhe mund të bëhet në kushte shtëpie.
Përbërësit
- 100 g lule dorëzonje
- 2 gota me ujë
- ½ gotë me sheëqer
Përgatitja
Në një tenxhere të vogël hidhni ujin dhe lulet e dorëzonjës dhe vendoseni në zjarr të lartë.
Duhet ta lini që uji të filloj të ziejë.
Sapo bulëzat e para të vlimit të jenë formuar, uleni nxehtësinë në një nivel mesatar.
Kur niveli i ujit të jetë përgjysmuar, kullojmë ujin në një tenxhere dhe aty shtojmë sheqerin.
E trazojmë derisa kokrrat e tij të jenë shkrirë plotësisht.
Përzierjen e vendosim përsëri në zjarr dhe e lëmë për 5-10 minuta.
Kalojeni shurupin e dorëzonjave në një enë qelqi dhe pasi të jetë ftohur mund ta vendosni në frigorifer.
Mënyra më e mirë për ta përdorur është nëse shtoni një deri në dy lugë gjelle të këtij shurupi në një gotë me ujë dhe ta konsumoni në mëngjes.
Pas disa ditësh do të vini re një lehtësim në frymëmarrje.
Madje është dhe efikas për personat që tymosin cigare, si një pastrues për rrugët e frymëmarrjes./AgroWeb.org
Lini një Përgjigje