Si ta Përdorni Lëngun e Turmerikut Kundër Kollës?

1.7k 0

Turmeriku bën pjesë në familjen botanike të xhenxhefilit dhe ka një ngjyrë të artë.

Ky zhardhok rritet nën tokë, mblidhet dhe shtypet për të krijuar erëzën e famshme.

Turmeriku është një oaz i vitaminave E dhe C, hekurit dhe manganit.

Kjo erëz ka gjithashtu një ndikim të fortë në energjinë e trupit, kundër inflamacionit, artritit, problemeve mendore dhe veçanërisht depresionit por edhe për shëndetin e rrugëve të frymëmarrjes.

Tumeriku në formën e lëngut, përdoret gjerësisht për të luftuar kollën dhe mbrojtur shëndetin në kohë virozash.

Si Ta Përdorni Lëngun e Tumerikut Kundër Kollës

Ky lëng, ka tendencën të shtojë prodhimin e sekrecioneve, nëpërmjet të cilave, mikrobet që ndodhen në rrugët e frymëmarrjes, dalin jashtë më shpejt nëpërmjet kollës.

Ai është i përshtatshëm për të gjitha llojet e kollave, përfshirë atë të thatë.

Lëngu i turmerikut është gjithashtu një burim i shkëlqyer hekuri.

Dy lugë caji me turmerik ofrojnë 10 përqind të dozës së rekomanduar ditore të hekurit.

Turmeriku është i pasur me mangan, një mineral i dobishëm për shëndetin e tiroides.

Dy lugë caji me turmerik ofrojnë 17 përqind të dozës së rekomanduar ditore të manganit.

Duke qenë se kjo erëz është një luftëtare e mirë e inflamacionit, ajo këshillohet të përdoret edhe kundër artritit por edhe për pastrimin e mëlcisë.

Turmeriku këshillohet të përdoret edhe si lëng kundër mbipeshës, për shëndetin e zemrës, kundër kolesterolit të lartë dhe për funksionet e trurit.

E gjithë kjo i atribuohet kurkuminës, substancës përbërëse të turmerikut e cila e ndihmon trurin të përballet me sëmundje si Alzheimeri, demenca dhe rigjenerimi i qelizave.

Si Të Përgatisni Lëngun e Turmerikut

Për përgatitjen e lëngut duhet të tresni një lugë gjelle turmerik në një gotë të mbushur me ujë.

Përziejini mirë deri sa erëza të jetë tretur plotësisht, shtoni një majë luge caji piper të zi dhe pijeni sa herë që ju nevojitet.

Piperi i zi është i nevojshëm që të mundësojë përthithjen e menjëhershme të kurkuminës. /AgroWeb.org