Si ta Përdorni Lulerradhiqen Kundër Dhimbjeve të Kokës

2.1k 0

Lulerradhiqja është një nga barishtet më të mira për shëndetin e njeriut.

Ajo ka aftësi të forta shëruese për organizmin dhe është e pasur me vlera ushqimore.

Ekspertët e mjekësisë popullore e konsiderojnë lulerradhiqen si një shëronjëse të fuqishme që pastron gjakun, zgjidh problemet me tretjen dhe parandalon gurët në tëmth.

Barishtja e lulerradhiqes plotëson 535% të sasisë së rekomanduar ditore të vitaminës K dhe 112% të nevojës ditore për vitaminë A.

Lulerradhiqja rekomandohet gjërësisht nga ekspertët e mjekësisë popullore edhe kundër dhimbjeve të kokës dhe të ciklit menstrual për femrat.

Këto dhimbje zakonisht trajtohen me medikamente farmaceutike, që shpesh kanë efekte anësore në organizëm.

Përdorimi i tepruar i këtyre medikamenteve shkakton probleme të mëdha në shëndetin e njeriut.

Rrjedhimisht, kurat natyrale kundër dhimbjeve janë më efikase dhe më të mira për trupin.

Toniku i lulerradhiqes rekomandohet fort, sepse largon inflamacionin dhe ka efekt natyral zbutës të dhimbjes pa efekte anësore.

Në shumë raste, ky tonik sugjerohet edhe për njerëzit që vuajnë nga gurët në veshka ose në tëmth.

Vlerat e tonikut të lulerradhiqes

Barishtja shëronjëse gjen vend në mjekësinë popullore kundër shumë problemeve shëndetsore, duke përfshirë dhimbjet e kyçeve, dhimbjet muskulare, konstipacionin dhe kolitin.

Lulerradhiqja është e rëndësishme edhe për mëlçinë sepse ka aftësinë ta pastrojë atë nga toksinat.

Lulerradhiqja është e dobishme edhe për tretjen dhe shpërbërjen e yndyrnave.

Nëse e konsumoni pa e tepruar, kjo barishtje ju ndihmon të humbisni në peshë.

Përgatitja e limonatës apo tonikut me lulerradhiqe

Receta e tonikut është shumë e thjeshtë në përgatitje dhe nuk ju ha shumë kohë.

Pija e përftuar është freskuese dhe e shijshme.

Ajo jep efekt të shpejtë kundër dhimbjes së kokës dhe migrenës, por edhe hidraton me bujari.

Përbërësit:

  • 200 gramë me lulerradhiqe të freskëta
  • 1 lugë gjelle me mjaltë
  • Lëngu i tre limonëve të shtrydhur
  • 2 litra ujë

Përgatitja:

Vendosini barishtet në një kanë dhe mbulojini me ujë.

Shtoni lëngun e limonit dhe përziejini së bashku.

Më pas shtoni mjaltin për një shije të ëmbël.

Kanën vendoseni në frigorifer për 2 orë.

Përdorimi

Përpara se ta servirni, kullojeni lëngun që të hiqni lulet.

Limonatën duhet ta pini dy herë në ditë kundër dhimbjes së kokës dhe 3 herë në ditë kundër dhimbjeve të ciklit.

Përpara se të pini këtë limonatë, konsultohuni me mjekun që të përcaktoni nëse vuani nga gurët në veshka ose ulçera./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.