Si të Përdorni Sodën e Bukës Kundër Diaresë

2.3k 0

Soda e bukës është një nga produktet që nuk mungon kurrë në kuzhinën e një amviseje shqiptare.

Ajo përdoret jo vetëm për gatime të mrekullueshme, për pastrimin me themel të shtëpisë por edhe  në trajtimin dhe kurimin e disa sëmundjeve.

Soda e bukës përdoret kundër inflamacionit, artritit, por edhe për të ndalur diarenë tek fëmijët dhe të rriturit.

Si Të Përdorni Sodën e Bukës Kundër Diaresë

Soda e bukës, njësoj si uthulla e mollës, rekomandohet të përdoren kundër diaresë në formën e një tretësire me disa përbërës.

Ekspertët sugjerojnë që të përzieni:

  • 4 gota ujë
  • Gjysmë filxhani lëng portokalli të freskët
  • 2 lugë gjelle sheqer
  • 3 lugë gjelle e çerek sodë buke
  • Çerek luge çaji kripë

Kjo tretësirë është e përshtatshme edhe për fëmijët që kanë të vjella.

Ajo rekomandohet të pihet gjatë ditës në sasi të vogla.

Ushqimet që Duhen Konsumuar Kur Keni Diare

Ushqimet të cilat ndihmojnë në kontrollimin e simptomave të problemeve me barkun përfshijnë: bananet, orizin, pure molle dhe bukë të thekur.

Këto ushqime bëjnë të mundur që shëndeti i organeve të sistemit tretës të mos përkeqësohet.

Ushqime të tjera që mund të konsumoni janë: tërshëra, patate të zjera apo të pjekura pa lëkurë, mish pule e pjekur pa lëkurë dhe supë pule.

Ushqimet Që Duhen Shmangur Kur Keni Diare

Ushqimet e skuqura apo me yndyrë të tepërt ndikojnë në përkeqësimin e simptomave të problemeve me barkun dhe të diaresë

AgroWeb.org ju këshillon që të mos konsumoni as ushqime me nivel të lartë fibrash.

Këtu futen frutat dhe perimet pasi ndikojnë në fryrjen e stomakut.

Gjithashtu ushqime të tjera që duhen shmangur janë: alkooli, bishtajorët, brokoli, lakra e gjallë, lulelakra, misri, qiqrat, akullorja, kumbullat, çaji e qumështi.

Por nëse simptomat zgjasin për një kohë të gjatë, është e këshillueshme që të konsultoheni me mjekët e fushës për trajtime më të forta./AgroWeb.org