Kur vjen puna tek ushqyerja, vetëkontrolli është një aspekt thelbësor.
Njerëzit me vetëkontroll të ulët, kanë tendencën ta teprojnë me ushqyerjen dhe nuk kanë të ngopur.
Në këtë mënyrë, sistemi tretës tejmbushet me shumë ushqyes në një periudhë të shkurtër.
Kur kjo ndodh, tretja nuk është aspak efikase, sepse stomakut i duhet të shpërbëjë shumë ushqim në një ritëm shumë të shpejtë.
Nga ana tjetër, nëse ju ushqeheni shëndetshëm, stomaku ia del të tresë ushqimet për bukuri.
Vetëkontrolli Dhe Ushqyerja
Ushqimet e shpejta dhe racionet e mëdha treten me shumë vështirësi, sidomos nëse ato i konsumoni për të mbushur boshllëkun emocional.
Ka raste të tjera që ju mund të keqkuptoni mesazhet që dërgon trupi.
Kjo ndodh për shembull kur trupi kërkon lëngje, dhe ju i jepni ushqim.
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për rëndësinë e vetëkontrollit dhe ndërgjegjësimit për atë që kërkon organizmin.
3 Mënyra Se Si Të Hani Më Pak
Pini më shumë ujë.
Kur ndiheni të uritur, me gjasë mund të jeni shumë të etur.
Pini një gotë me ujë dhe pas pesë ose dhjetë minutash do të kuptoni nëse jeni të uritur me të vërtetë.
Nëse uji mjafton, atëherë trupi ka qenë thjesht i dehidratuar.
Uji ndihmon sistemin tretës dhe nëse e përdorni në vend të ushqimit, atëherë do të optimizoni sistemin tretës.
Aktiviteti fizik dhe frymëmarrja
Trupi lëviz dhe merr frymë për një arsye: Jeta! Pavarësisht jetës moderne që na kushtëzon lëvizshmërinë, trupi ka nevojë të lëvizë e të marrë ajër.
Merrni frymë kryesisht me hundë dhe lëvizni sa më shumë të mundni.
Bëni ushtrime, shkoni në palestër. Do të jeni më energjikë dhe gjallëria juaj nuk do të varet nga kaloritë.
Dielli
Dielli është një burim drite dhe energjie për çdo qelizë të trupit.
Shfrytëzojeni ditën e diellit, ajrin e pastër, lëvizni dhe nuk do ju shkojë mendja për ta tepruar me ushqimin.
Përdorni shqisat tuaja
Disa aroma ose tinguj kanë efekt qetësues për organizmin.
Aroma e mentes ose nenexhikut u jep mushkërive dhe trupit më shumë oksigjen.
Aroma të tilla e heqin mendjen nga ushqimi i tepërt apo ëmbëlsirat të cilat nuk duhet t’i hash.
Muzika ka efekt qetësues gjithashtu jo vetëm për organizmin por edhe trurin.
Truri dhe trupi do të shfrytëzojnë burime të tjera energjie që nuk janë të bazuara tek kaloritë.
Shfrytëzoni këshillat e AgroWeb.org dhe mësoni të dëgjoni mesazhet që dërgon organizmi mbi ushqimet që ka nevojë dhe ato të cilat janë të tepërta./AgroWeb.org
Lini një Përgjigje