Si të Përgatisni Vajin Esencial të Dafinës në Shtëpi

6.7k 0

Vaji i Dafinës është një nga vajrat esencialë më të përdorur në terapitë e ndryshme aromatike.

Ky vaj është veçanërisht qetësues dhe përmirësues për tretjen dhe organizmin.

Vlerat e tij janë gjithëpërfshirëse sidomos kundër inflamacionit.

Vaji esencial i dafinës përfshihet edhe në kremërat e lëkurës, parfume dhe produkte të tjera kozmetike.

Ju mund ta përgatisni mjaft lehtë në shtëpi me teknikat e rekomanduara nga AgroWeb.org.

Përbërësit

  • 50 gramë gjethe të freskëta dafine
  • 1 litër me vaj ulliri ekstra të virgjër
  • 3-4 pika Vitaminë E (e gjeni në farmaci)

Përgatitja  

Mblidhni gjethe të freskëta dafine.

AgroWeb.org ju këshillon se është shumë e rëndësishme që gjethet të mos jenë të thata, duke ruajtur kështu vlerat e bimës nga e cila del një vaj më cilësor.

Më pas, ju nevojitet një vaj i mirë ekstra i virgjër ulliri ose vaj bajame.

Ju nevojitet një litër vaj për tu kombinuar me 30 gramë gjethe dafine.

Shtypini gjethet me dorë ose me shtypëse hudhrash.

Shtypja e gjetheve duhet të vazhdojë deri sa ato të çlirojnë një lëng vajor.

Kjo është arsyeja përse gjethet duhet të jenë të freskëta dhe jo të thata.

Në vijim, AgroWeb.org ju udhëzon që pasi gjethet të jenë shkërmoqur, bashkë me lëngun transferojini në një enë qelqi me kapak dhe shtoni vajin e ullirit.

Enën e puthitur mirë duhet ta lini mënjanë në një vend të freskët por pa lagështirë, që gjethet të marinohen për të paktën dy javë.

Me kalimin e ditëve, mund të ndërroni gjethet e marinuara me të reja që të shumëfishoni aromën.

Gjethet e reja lajini, shtypini dhe hidhini në enën e qelqit.

Pas dy javësh, kullojeni vajin me një napë pambuku.

Lëngun hidheni në një enë qelqi.

Nëse dëshironi mund të shtoni disa pika vitaminë E, që vaji të jetë më jetëgjatë.

Përdorimet E Vajit Të Dafinës

AgroWeb.org ju këshillon se vaji mund të përdoret në lëkurë ndërsa sa i përket problemeve me tretjen, duhet të konsultoheni me një mjek.

Konsumi i tepërt i vajit mund të shkaktojë të vjella dhe diare.

Ky vaj nuk është i përshtatshëm për njerëzit që vuajnë nga gastritis dhe ulçera.

Vajin mund ta përdorni për të bërë banjë me avull në rastet e bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes dhe në veçanti kollës.

Vajin mund ta tresni me një vaj tjetër bartës dhe të masazhoni pjesën e barkut për të larguar dhimbjet menstruale, reumatizmës, artritit, pezmatimit të kyçeve dhe dhimbjeve muskulare.

Vaji esencial i dafinës është një tonik i shkëlqyer për flokët dhe ndihmon rritjen e tyre.

Ai parandalon dhe largon zbokthin, nëse e aplikoni në skalpin e kokës dhe e shpërlani pas disa minutash.

Gratë shtatzënë duhet të shmangin përdorimin e vajit esencial duke qenë se stimulon ciklin menstrual./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.