Ujë me Kripë për Rritjen e Tensionit të Gjakut në Kushtet e Shtëpisë

2k 0

Tensioni i ulët i gjakut është një sëmundje shqetësuese por që merr një vëmendje të pamjaftueshme në krahasim me hipertensionin.

Nivelet e duhura të tensionit duhet të jenë 120/80 mm Hg.

Sipas të dhënave mjekësore, të cilave i referohet AgroWeb.org tensioni është i ulët kur zbret në 90/60 mm Hg.

Simptomat më të zakonshme të tensionit të ulët të gjakut përfshijnë: marramendjen, dobësinë, të përzierat dhe mjegullimin e shikimit.

Dehidratimi, ndryshimet në stilin e të ngrënit, aktiviteti i ashpër fizik, anemia, stresi, tiroidja, niveli i ulët i sheqerit në gjak janë disa prej shkaktarëve të uljes së tensionit.

Ndonjëherë, tensioni i gjakut ulet krejt papritur.

Kjo mund të ndodhë në shtëpi, në ambiente të hapura, zyra e kudogjetkë.

Është shumë e rëndësishme që kur të ndieni që tensioni është i ulët dhe nuk qëndroni dot në këmbë, të gjeni një vend ku të mbaheni e të uleni deri sa situata të kalojë.

Ujë Me Kripë Dhe Këshilla Të Tjera Praktike  Për Rritjen e Tensionit të Ulët

Ekspertët rekomandojnë që në rast se vereni që tensioni i gjakut po ulet atëherë pini ujë me kripë.

Mjafton një gjysmë luge çaji me kripë e tretur në një gotë me ujë.

Kjo gotë duhet të pihet menjëherë sapo të ndieni marramendjen dhe uljen e tensionit.

Një këshillë praktike që ofrohet nga ekspertët e AgroWeb.org është që të uleni përtokë me këmbët e kryqëzuara dhe të fokusoheni tek frymëmarrja.

Gjatë ditës, duhet të pini mjaftueshëm ujë.

Sa i përket ushqyerjes, ekspertët rekomandojnë ngrënien e vakteve të vogla e të shpeshta.

Shmangni alkolin dhe kujdes me pirjen e tepruar të kafeinës.

Duke qenë se marramendja është simptomë dominante e tensionit të ulët, ekspertët rekomandojnë shmangien e lëvizjeve të befta sepse mund t’ju bjerë të fikët.

Në këto raste, zemra nuk ka pompuar mjaftueshëm gjak drejt organizmit sa të përballojë lëvizjet.

E rëndësishme është matja e herëpashershme e tensionit dhe më pas një konsultë me mjekun për të përcaktuar nevojën për medikamente. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.