nga AgroWeb më 15 Janar, 2021
Ushqyerja e shëndetshme dhe e ekuilibruar është thelbësore për shëndetin e veshkave ndërkohë që ata që vuajnë prej tyre duhet të tregojnë kujdes të dyfishtë. Duke qenë se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm , përzgjedhja e ushqimeve të duhura për veshkat është e një rëndësie të madhe. Hani Frutat Dhe Perimet e Duhura Nëse […]
nga AgroWeb më 12 Janar, 2021
Rreth 2 miliardë njerëz në të gjithë botën kanë probleme me prodhimin e hormonit të teroideve pikerisht nga mungesa e jodit në trup. Një nga burimet më të rëndësishme të përfitimit të këtij minerali janë ushqimet dhe sidomos kripa. Kripa është pa dyshim esenca kryesore që përcakton shijen e të gjitha gatimeve në kuzhinë. Një përbërës […]
nga AgroWeb më 23 Dhjetor, 2020
Tensioni i lartë i gjakut është një problem shumë i përhapur shëndetësor. Nëse nuk trajtohet siç duhet, hipertensioni mund të transformohet në një problem mjaft shqetësues madje katastrofik. Ai mund të shkaktojë diabet, sëmundje kardiovaskulare, probleme me aftësitë e trurit dhe sëmundje të veshkave. Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni se si të […]
nga AgroWeb më 17 Dhjetor, 2020
Të gjithë e njohin shprehjen “gjella me kripë e kripa me karar” duke reflektuar nevojën për të ngrënë shëndetshëm, por pa e tepruar. Por kur vjen puna tek kripa apo sheqeri, është shumë e vështirë t’u rezistosh. Kripa dhe sheqeri luajnë disa role thelbësore për shëndetin tonë. Truri ka nevojë për sheqer që të prodhojë […]
nga AgroWeb më 4 Dhjetor, 2020
Individët që konsumojnë më shumë kripë janë më të uritur dhe tentojnë ta teprojnë me ushqimin, duke shtuar në peshë. Në varësi të kripës së konsumuar, trupi mund të akumulojë nga 3 deri në 5 litra ujë. Nëse dëshironi të humbisni kilogramët e tepërt si pasojë e akumulimit të lëngjeve duhet të mos konsumoni kripë […]
nga AgroWeb më 1 Dhjetor, 2020
Kripa ka aftësinë të transformojë plotësisht shijen e gatimeve tona. Megjithatë, sfida më e madhe me kripën qëndron tek koha e shtimit të saj në gatim. Nëse hedhim shumë apo pak kripë, shija e një pjate mund të tjetërsohet. Na ndodh të gjithëve që shpesh të tregohemi dorëlëshuar ose të pavëmendshëm me kripën. Kur hedhim […]
nga AgroWeb më 5 Nëntor, 2020
Kripa është një nga përbërësit më të përhapur në çdo kuzhinë, por përdorimi i tepruar i saj është i rrezikshëm për shëndetin. Megjithatë përdorimi i kësaj substance interesante shkon përtej gatimit dhe aromave të tij. Kripa përdoret gjërësisht për pastrimin e shtëpisë, bukurinë fizike e të tjerë. Për Shërimin e Fytit Fyti preket menjëherë nga […]
nga AgroWeb më 23 Tetor, 2020
Celuliti ndodh kur indet në shtresën e lëkurës dobësohen dhe lejojnë formimin e depozitave dhjamore shumë pranë sipërfaqes së lëkurës. Celuliti tanimë është kryefjala e shumë trajtimeve estetike të stinës së verës, ndonëse beteja e vërtetë me këtë problem duhet kryer në tryezë. Mbipesha është një faktor kontribues në shfaqjen e celulitit, por kjo nuk […]
nga AgroWeb më 20 Tetor, 2020
Vjen një pikë kur të duket sikur gjithë bota të është kthyer kundër dhe stresi arrin kulmin duke u shpalosur në formën e një dhimbjeje koke që të mposht. Cila është zgjidhja e një dite të keqe që nis e mbyllet me një dhimbje të ashpër koke? Rruga e shkurtër është të marrësh një tabletë […]
nga AgroWeb më 1 Tetor, 2020
Truri, shëndeti i tij dhe ushqyerja e tij shpesh nuk marrin vëmendjen e duhur. Njerëzit fokusohen më shumë tek trupi dhe harrojnë që mendja ka nevojë për përkujdesje. 5 Problemet Që Dëmtojnë Trurin Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për 5 problemet që dëmtojnë shëndetin e trurit. Kripa e Tepërt Studimet […]
nga AgroWeb më 29 Shtator, 2020
Ushqimet që hani, ato të duhura e ato të gabuara, kanë gjithmonë një ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin e mëlçisë. Ato mund ta bëjnë atë më të fortë ose mund të shkaktojnë dëmtime të parikuperueshme. Rëndësia e Mëlçisë Në Organizëm Mëlçia është një organ i rëndësishëm që mbron organizmin nga substancat e dëmshme dhe toksinat […]
nga AgroWeb më 25 Shtator, 2020
Veshkat kryejnë një punë të vështirë në organizëm. Funksioni i tyre kryesor dhe shumë i rëndësishëm është që filtrojnë dhe të eliminojnë mbetjet e ndryshme në gjak. Veshkat mirëmbajnë ekuilibrat e lëngjeve në trup por edhe çlirojnë hormonet e nevojshme për prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut. Për më tepër, veshkat mirëmbajnë shëndetin e […]
nga AgroWeb më 21 Shtator, 2020
Patatete e skuqura janë për hir të të vërtetës, një ushqim shumë i shijshëm dhe i preferuar i shqiptarëve. Por, duke qenë një ushqim i shpejtë, me kripë dhe mbi të gjitha i skuqur në temperaturë të lartë, ato mbeten të dëmshme për shëndetin. Kjo ndodh sidomos nëse konsumohen rregullisht dhe me tepricë, gjë që […]
nga AgroWeb më 3 Shtator, 2020
Fryrja e stomakut është diçka që ndodh herë pas here dhe faji është kryesisht i ushqimeve. Ushqime të caktuara shkaktojnë gazra dhe akumulim të lëngjeve gjë që e bëjnë stomakun të duket i fryrë dhe më i madh. Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për zgjidhjet më të mira dhe efikase kundër fryrjeve […]
nga AgroWeb më 26 Gusht, 2020
Të dhënat më të fundit të Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se sëmundjet e zemrës janë shkaktare të 60 përqind të vdekjeve në Shqipëri. Shëndeti i zemrës përmirësohet ose përkeqësohet në varësi të disa faktorëve ku përfshihet ushqyerja dhe aktiviteti fizik. Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni si të mbroni shëndetin e zemrës […]
nga AgroWeb më 7 Gusht, 2020
Hipertiroidizmi është një çrregullim që nxit tiroiden të prodhojë sasi të tepërta hormonesh në organizëm. Tiroidja është një gjendër në formën e fluturës që prodhon hormonet e njohura si T3 dhe T4. Këto hormone rregullojnë përdorimin e energjisë në organizëm, ruajnë ekuilibrat e temperaturës dhe ndihmojnë funksionimin e organeve. Falë simptomave që ka, hipertiroidizmi mund […]
nga AgroWeb më 24 Korrik, 2020
Zgjidhja më e mirë për të përballuar ditët e nxehta është padyshim afër detit apo pishinave të qytetit. Ndjesia e çlirimit që merrni nga uji i freskët teksa notoni apo futeni në ujë është e jashtëzakonshme. Sidoqoftë përtej kënaqësisë së momentit sipas ekspertëve uji me klor i pishinës dhe ai me kripë i detit kanë […]
nga AgroWeb më 16 Korrik, 2020
Mishrat e përpunuar prej kohësh janë konsideruar si të dëmshëm për organizmin. Madje ato janë cilësuar si shkaktarë të sëmundjeve të ndryshme, përfshirë edhe ato kancerogjene. Dëmet e shkaktuara nga këto produkte i atribuohen kimikateve jo natyrale që përzihen me mishin e freskët për t’i dhënë atij një jetëgjatësi më të madhe. Organizata Botërore e […]
nga AgroWeb më 25 Qershor, 2020
Nuk ka ende ndonjë ilaç magjik që do të të shërojë direkt nepsin tuaj. Por ka diçka që mund t’ju ndihmojë në përpjekjen tuaj dhe që është 100% natyrale. Hulumtimet kanë treguar se thjesht duke shtuar erëza pikante në ushqimin tuaj, ju ndihmon të konsumoni më pak kripë dhe ndoshta më pak sheqer. Qëllimi kryesor […]
nga AgroWeb më 17 Qershor, 2020
Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org paralajmwrojnw se konsumi i tepruar i kripws rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, tensionit të lartë të gjakut por edhe shkakton mangësi në funksionet e trurit. Të dhënat shkencore tregojnë se kripa arrin të dëmtojë funksionin e qelizave endotheliale brenda enëve cerebrale të gjakut. Më Shumë Kripë, Më Shumë Infeksione […]