Ka shumë përbërës që ne i përdorim zakonisht në kuzhinë të cilat falin disa përfitime të jashtëzakonshme për shëndetin, por ne nuk jemi të vetëdijshëm për këtë.
Shafrani është një përbërës i tillë, që mund t’ju ndihmojë të përballeni me shumë probleme shëndetësore.
Ju mund ta shtoni atë në regjimin tuaj për të shijuar përfitimet e tij, por gjithashtu mund të filloni të pini ujë me shafran çdo ditë. Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me përfitimet e munshme shëndëetsore të kësaj pijeje.
Përfitimet shëndetsore të ujit me shafran
Përftimimet mund të jenë të shumta, të tilla si:
Përmirësim i tretjes
Kjo erëz mund të përdoret për të trajtuar një sërë shqetësimesh në aparatin tretës. Ai mund të largojë fryrjen e barkut, të reduktojë gazrat dhe të qetësojë irritimin.
Ndihmon shëndetin kardiovaskular
Shafrani ka aftësi të pastrojë arteriet nga pllakëzat e yndyrës dhe mund të parandalojë mpiksjen e gjakut. Efektet e tij antioksiduese besohet se ndihmojnë në parandalimin e komplikimeve karidovaskulare dhe të aritmisë artiale.
Mund të parandalojë diabetin
Nga studimet e kryera, rezulton se kjo erëz mund të parandalojë apo të zvogëlojë efektet e diabetit të tipit 2.
Mund të reduktojë rrezikun për kancer
Shafarani i kuq ka veti alkaline dhe një mjedis alkalin mendohet se nuk është ambjenti i duhur për zhvillimin e kancerit, pasi qelizat kancerogjene zhvillohen më së miri në një mjedis acid.
Mbron mëlçinë
Disa studime, tek të cilat AgroËeb.org mbështetet, kanë dalë në përfundimin se shafrani mund të ndihmojë në përmirësimin e funksionit të mëlçisë dhe ta mbrojë atë nga dëmi që shaktojnë radikalet e lira.
Lehtëson artritin
Shafrani mund të jetë edhe më efektiv se disa mjekime që përdoren për të lehtësuar artritin, ky është një përfundim i një studimi tek i cili AgroËeb.org mbështetet. Kjo mund të jetë për shak të vetive të forta anti inflamatore që ai përmban. /AgroWeb.org
Lini një Përgjigje