Hudhra është një nga përbërësit më të përdorur në kuzhinën shqiptare.
Përveç se u jep gatimeve një shije të mrekullueshme, ajo ka dhe vlera të panumërta për shëndetin.
AgroWeb.org ka shkruar rreth vlerave të hudhrës si dhe përdorime të saj të shumta.
Por përdorimi i i hudhrës me ujë është trajtimi më i lehtë që mund ta përgatisni në shumë pak kohë.
Përbërësit
- Një thelbi hudhër
- Një gotë me ujë (jo të mbushur plotë)
Përgatitja
Mjafton që hudhrën ta shtypni ose ta prisni në pjesë shumë të imta me ndihmën e thikës.
Hudhrën e grirë imët ta përzieni në një gotë me ujë e më pas ta pini.
Këtë kurë mund ta përdorni përreth 15 ditë duke e pirë esëll në mëngjes.
Për personat që vuajnë nga tension i ulët, nuk këshillohet që të përdoret.
Përfitime Të Tjera Që Vijnë Nga Përdorimi i Hudhrës
Përfitimet kryesore të hudhrës qëndrojnë tek aftësia për të parandaluar rënien e flokëve, përmirësuar shëndetin e lëkurës, forcuar sistemin imunitar, ulur tensionin e gjakut, rritur qarkullimin e gjakut, pastruar trupin, qetësuar frymëmarrjen dhe ndihmuar në rënien në peshë.
Konsumi i ujit të hudhrës e ushqen lëkurën me shumë antioksidantë dhe si rrjedhojë zbut efektet e plakjes, infeksionet dhe pezmatimin e saj.
Shumë njerëz përdorin ujin e hudhrës për të forcuar flokët, parandaluar rënien e tyre dhe ushqyer ato.
Kjo kurë natyrale mund të konsumohet e vetme ose të përzihet me produkte të tjera për flokët për të dhënë një rezultat të shkëlqyer.
Vlerat e forta të hudhrës kundër baktereve dhe mykut, por edhe prania e antioksidantëve ndihmojnë për mbrojtjen e imunitetit.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org hudhra është e shkëlqyer për shëndetin e rrugëve të frymëmarrjes.
Ajo është efikase në parandalimin dhe kurimin e tuberkulozit, azmës, bronshitit dhe kollës.
Efikasiteti i hudhrës është më i lartë nëse hahet e gjallë ose e pjekur në furrë.
Atë mund ta përdorni edhe në përgatitjen e pomadave të cilat përdoren në raste të të ftohurës.
Hudhrën mund ta përdorni edhe në rastet e dhimbjes së dhëmbit duke vendosur gjysmën e një thelbi hudhër mbi dhëmballë.
Kur ju dhemb veshi, mund të shtrydhni pak hudhër dhe të hidhni një ose dy pika në veshin që dhemb.
Nëse hezitoni të konsumoni hudhra për shkak të aromës së saj klikoni këtu për të mësuar metodat natyrale për evitimin e erës së keqe të saj. /AgroWeb.org