Vaji Esencial i Dafinës – Efektet Shëruese për të Gjitha Organet e Trupit

5.9k 0

Vaji esencial i dafinës është shumë efikas kundër simptomave të reumatizmës, dhimbjeve muskulare, problemeve me qarkullimin, të ftohtit, gripit, infeksioneve dentare, diaresë, infeksioneve të lëkurës, problemeve me flokët dhe skalpin.

Dafina është një bimë që e ka pasur vendin në fronet e nderit në Romën apo Greqinë e lashtë.

Shumë qytetërime e kanë pasur dafinën pjesë të pandashme të fesë, kulturës, traditës dhe mjekësisë.

Përfitimet shëndetsore që vijnë nga vaji esencial i dafinës i atribuohen aftësisë së kësaj bime për të luftuar mikrobet, mikroorganizmat që shkaktojnë sëmundje, dhimbjet nervore.

Vaji stimulon nxjerrjen e lëngjeve biliare, ciklin menstrual dhe uljen e temperaturës.

Ai zbraps insektet, ka efekt qetësues sidomos për stomakun, nxit djersitjen dhe shquhet si një tonik i mirë.

Vlerat shëndetsore të vajit të dafinës

Kundër mikroorganizmave të dëmshëm

Ky vaj është antiseptik dhe mbron trupin kundër shumë infeksioneve dhe baktereve pushtuese që ushqehen nga plagët e njeriut.

Antibiotik

Ky vaj shquhet si antibiotik shumë efikas. Kjo do të thotë se parandalon dhe pengon rritjen e mikrobeve, baktereve apo mykut në organizëm duke e mbrojtur atë nga infeksione të ndryshme.

Kontraktimet muskulare

Kolla, dhimbjet, diarea, acarimet nervore janë disa prej simptomave të shkaktuara nga kontraktimet e traktit respirator, muskujve, nervave, enëve të gjakut dhe organeve të tjera të brendshme.

Kundër dhimbjeve

Vaji esencial i dafinës zbut dhimbjen dhe është shumë efikas kundër kollës, të ftohtit, infeksioneve të stinës, gripit dhe ndrydhjeve.

Lëngjet biliare

Vaji i dafinës stimulon prodhimin e lëngjeve biliare në stomak, duke ruajtur balancën e aciditetit dhe duke përshpejtuar shpërbërjen e molekulave komplekse të ushqimit.

Në këtë mënyrë, neutralizohet aciditeti i tepërt të stomak duke mbrojtur kështu shtresat e brendshme të stomakut, lëndimi i të cilave çon në shfaqjen e ulçerës.

Cikli menstrual

Vaji esencial i dafinës është efikas në rregullimin e ciklit menstrual tek femrat.

Ky vaj zbut dhimbjet dhe problemet e tjera që shfaqen gjatë ciklit menstrual.

Kundër temperaturës

Disa përbërës të vajit të dafinës luftojnë infeksionet që shkaktojnë kollën, të ftohtin dhe temperaturën.

Ky vaj arrin ta ulë atë duke nxitur djersitjen dhe ulur temperaturën e trupit.

Kundër insekteve

Vaji i dafinës është vdekjeprurës për insektet dhe kafshë të ndryshme.

Ky vaj mund të përdoret në solucione të ndryshme kundër insekteve që mësyjnë në hapësirat e brendshme.

Qetësues

Vaji esencial i dafinës qetëson nervat dhe zbut shqetësimet nervore.

Ai është efikas kundër epilepsisë, histerisë, spazmave, ankthit, stresit, depresionit, zemërimit e të tjerë.

Miku i stomakut

Vaji esencial i dafinës ruan funksionet e stomakut dhe garanton shëndetin e tij duke e mbrojtur nga infeksionet, aciditeti i tepërt dhe ulçera.

Nxit djersitjen

Vaji esencial i dafinës nxit djersitjen dhe lehtëson largimin e toksinave, kripës së tepërt, ujit dhe yndyrnave nga trupi nëpërmjet djersës.

Kështu, trupi është më i lehtë dhe më i mbrojtur nga problemet e shkaktuara nga toksinat, kripa dhe uji i tepërt.

Toniku i mrekullueshëm

Vaji esencial i dafinës është një tonik i mrekullueshëm që përmirëson metabolizmin, shpërbërjen e ushqimit, përthithjen e ushqyesve nga mëlçia, stomaku dhe zorrët dhe ofron forcë dhe shëndet të mirë.

Ky tonik rregullon sekretimin e hormoneve dhe enzimave dhe ushqen sistemin nervor duke ju bërë më aktiv dhe më vigjilentë.

Toniku përmirëson sistemin imunitar dhe mbron organizmin nga infeksionet./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.