Shumë njerëz përdorin lloje të ndryshme vajrash ose kremrash, që shërbejnë për të ruajtur bukurinë dhe shëndetin.
Mirëpo shumica e produkteve janë të shtrenjta dhe jo të gjithë njerëzit mund t’i përballojnë ato.
Lajmi i mirë është se ka edhe alternativa të tjera që mund të ofrojnë përfitime të mëdha për shëndetin tuaj.
I tillë është edhe vaji i këprit, i cili pasi është testuar ka dhënë rezultate pozitive.
AgroWeb.org duke u mbështetur në studime të ndryshme, ju njeh më tepër me përfitmiet shëndetësore që mund të merrni prej tij.
Si nxirret vaji i kërpit?
Vaji i kërpit nxirret nga farat e kërpit. Duhet të dini se ky vaj është plot me lëndë ushqyese të dobishme për trupin.
Ai përmban acide yndyrore, duke përfshirë aminoacidet Omega 3 dhe Omega 6, thelbësore për një shëndet optimal.
Për shkak të faktit se farat përmbajnë tetrahidrokanabinol (THC), përbërësi që shkakton eufori kur konsumohet, shumë njerëz hezitojnë ta përdorin atë.
Prodhuesit pretendojnë se gjatë procesit të nxjerrjes së vajit, THC – ja hiqet. Pra vaji në vetvete nuk përmban tetrahidrokanabinol (THC).
Përveç vajit të kërpit, farat e kërpit përdoren për të bërë produkte të tjera bukurie për kujdesin e lëkurës dhe për prodhimin e produkteve të caktuara industriale.
Përfitimet shëndetësore
Vaji i kërpit është i shëndetshëm dhe ka shumë përfitime pozitive.
Së pari, ai është i dobishëm për lëkurën, dhe duke qenë se nuk shkakton reaksione alergjike, mund të përdoret nga çdokush.
Vaji i kërpit është një krem hidratues natyral për shkak të acideve yndyrore të pranishme në vaj.
Pavarësisht llojit të lëkurës tuaj, ky vaj do të ekuilibrojë lagështinë dhe do të përmirësojë lëkurën tuaj. Në ndryshim nga vajrat dhe kremrat e tjerë ai nuk i bllokon poret.
Përveç kujdesit për lëkurën, vaji i kërpit është gjithashtu i shkëlqyer për flokët. Duke qenë se është plot me lëndë ushqyese të dobishme për gjëndrat e flokëve, ai mund të ndihmojë duke i forcuar ato.
Së fundmi, vaji i kërpit ka veti të shumta anti-inflamatore. Ai qetëson skuqjet, acarimin e lëkurës, dermatitin, psoriazën dhe mund të ndihmojë edhe me dhimbjet menstruale.
Ky është një nga vajrat më të mirë që mund të gjeni në treg që mund t’ju ndihmojë me probleme të shumta.
Prandaj merrni parasysh përfitimet nga vaji i kërpit dhe filloni ta përdorni atë për një shëndet optimal./AgroWeb.org