Vetëm 3 Kumbulla të Thata në Ditë ju Ndihmojnë të Humbisni në Peshë

2.8k 0

Problemet me kilet e tepërta apo ndjesitë e fryrjes janë prezente në jetën e përditëshme të shumë njerëzve.

Mbipesha rrjedh nga një sërë faktorësh që nisin që nga gjenetika deri tek stili i jetesës.

Po kështu mënyrat për t’a parandaluar atë janë të shumta.

Megjithëse nuk egziston një formulë magjike për të hequr menjëherë kilet e tepërta dhe fryrjen e trupit, gjëja më e mirë që mund të bëni është të drejtoheni tek ilaçet natyrale që janë frutat.

Në këtë artkull AgroWeb.org ju sugjeron një ndër mënyrat më natyrale të kryerjes së këtij proçesi pa dëmtuar organizmin tuaj.

Siç dihet kumbullat kanë aftësi të përshpejtojnë tretjen e mirë të trupit dhe të largojnë toksinat prej tij.

Kombnimi i më poshtëm që ju sugjeron AgroWeb.org është një lehtësim i shëndetëshëm për organizmin.

Përbërësit

  • 3 kumbulla të thata
  • 200 ml ujë
  • 1 limon

Përgatitja

AgroWeb.org ju këshillon të merrni kumbullat e thata dhe t’i fusni në një enë të vogël me ujë.

Këtë enë futeni në frigorifer gjatë gjithë natës.

Të nesërmen konsumoni kumbullat e thata ndërsa tek uji i mbetur shtrydhni lëngun e limonit.

Konsumojeni këtë pije që në mëngjes apo edhe gjatë ditës.

AgroWeb ju këshillon t’a kombinoni këtë pije me një dietë të shëndetëshme ushqimore dhe aktivitet sportiv.

Sigurohuni të konsumoni shumë fibra, proteina dhe yndyrna të shëndetëshme duke hequr dorë nga brumërat dhe ushqimet e konservuara.

Për të marrë një informacion më të detajuar rreth një regjimi ushqimor të shëndetëshëm që ndihmon në dobësim lexoni më shumë këtu./AgroWeb.org