Zgjidhjet më të Mira Natyrale për Gurët në Veshka

1.9k 0

Gurët në veshka prekin rreth 10% të popullsisë në botë.

Për të mësuar më tepër mbi disa zgjidhe natyrale për shëndetin, AgroWeb.org ju fton të shikoni shumë shkurt videon në fund të tekstit.

Në Shqipëri shifrat janë edhe më të larta dhe problemi është më i përhapur pasi rastet janë duke u shtuar. Shfaqja e gurëve është më e zakonshme tek meshkujt midis moshës 30 dhe 40 vjeç.

Shqetësimi që sjellin gurët në veshka është një situatë e dhimbshme që mund të zgjasë me javë të tëra.

Gurët formohen kur nivelet e larta të kalciumit, natriumit, acidit urik, ose substanca të tjera që formojnë kristale, krijohen deri në nivele që trupi nuk mund t’i eliminojë siç duhet.

Këto substanca mblidhen dhe lidhen kimikisht me njëri-tjetrin duke formuar një gur brenda organit.

Ajo që duhet të dini është që prirja e organizmit për të formuar gurë në veshka është e trashëguar.

AgroWeb.org ju këshillon se edhe nëse nuk vuani sot, duhet të përgatiteni për të parandaluar shfaqjen e gurëve.

Nëse jeni një nga 10% i personave të pafat që kanë përjetuar gurë në veshka, ose nëse dikush në familjen tuaj i ka vuajtur ato në të kaluarën, duhet të njihni mënyrat më të mira natyrale për të parandaluar, lehtësuar dhe eliminuar shqetësimet para se të bëhen një problem i madh.

Duhet shumë hidratim. Është gjithmonë një ide e mirë për të pirë shumë ujë.

AgroWeb.org ju tregon se keni gurë në veshka ose nëse mendoni se mund të jeni i ndjeshëm ndaj tyre, është absolutisht e rëndësishme të mbani lëngjet e duhura në mënyrë që të eliminojnë kripërat minerale që shkaktojnë gurët.

Nëse nuk keni kohë ose durim për të matur dhe ndjekur marrjen tuaj të përditshme të ujit, thjesht mos harroni këtë rregull të përgjithshëm: Sa më e errët urina juaj është, aq më shumë ujë ju nevojitet.

Receta Mirëbërëse e Uthullës së Mollës

Uthulla e mollës është një ilaç efektiv për një listë të gjatë të sëmundjeve, duke përfshirë gurët në veshka falë studimeve të gjata dhe të hollësishme.

AgroWeb.org raporton se jo vetëm që kjo uthull do të ndihmojë thërrmimin dhe eliminimin e gurëve. Por konsumi i rregullt i rreth 2 lugëve gjelle në ditë do të ndihmojë në parandalimin e shfaqjes së gurëve në të ardhmen.

Duhet të pini një përzierje me uthull molle esëll në mëngjes. Përsëri rreth mesditës dhe një të tretën herë në mbrëmje.

Kështu do të merrni, përfitimet shëndetësore të këtij ilaçi të pabesueshëm natyror dhe do të hiqni qafe gurët e veshkave në të njëjtën kohë.

Thjesht përzieni 2 lugë gjelle me uthull molle me një ëmbëlsues të natyror si mjalti në një gotë me rreth 150 ml ujë. Duhet ta konsumoni tri herë në ditë sidomos përgjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.