Rrezet e diellit nuk mungojnë kurrë pavarsisht stinës në të cilën ndodheni, po ashtu nuk duhet të mungojë as mbrojtja ndaj tyre.
Një tjetër problem që mund t’ju shqetësojë gjatë gjithë vitit është lodhja e cila sjell një sërë pasoja në organizëm.
Të parët që tregojnë lodhjen dhe keqtrajtimin janë sytë dhe fytyra.
Pikërisht për to do të flasim edhe në këtë artikull nga AgroWeb.org.
Si të mbroni shëndetin e lëkurës dhe të dukeni më bukur me një trajtim fare të thjeshtë e më bazë natyrale.
Vlerat e vajit të trëndafilit të egër
Trëndafili i egër ose Rosa Canina është fruti dhe fara e bimës së trëndafilit.
Kokrrat e tij kanë një përdorim të gjërë medicinal.
Janë të pasura me vitamina, acide yndyrore, antioksidantë, madje përbëjnë një metodë domethënëse për përfitimin e vitaminës C.
Vaji i trëndafilit është i ngarkuar me lëndë ushqyese që luftojnë moshën, dhe për këtë arsye, është një element kryesor në shumë produkte të njohura anti-plakje të bukurisë.
Ky vaj është një antiviral natyror, antibakterial dhe antifungal, për më tepër, përmban acid linoleik dhe acide yndyrore linolenike të cilat ndihmojnë në hidratimin e lëkurës.
Acidet yndyrore që gjendet tek vaji i trëndafilit, ndihmojnë në forcimin e mureve të lëkurës, përmirësojnë nivelin e hidratimin në lëkurë dhe thithjen e antioksidantëve.
Kjo përbërje bimore në vajin e trëndafilit gjithashtu ndihmon në zvogëlimin e skuqjes së lëkurës dhe inflamacionit.
Vaji i trëndafilit përmban gjithashtu vitamina A, E dhe C.
Vitaminat A dhe C janë të dyja të domosdoshme për prodhimin e kolagjenit.
Më shumë kolagjen në trup do të thotë elasticitet më i mirë i lëkurës, pra më pak vijëzime dhe më pak rrudha.
Çdo darkë para se të flini bëjni masazh fytyrës dhe rrathëve të syve për më shumë rezultat.
Tërhiqeni lëkurën e fytyrës tuaj nga ana e kundërt e gravitetit në mënyrë që të tërhiqet dhe të eleminohen rrudhat.
Më pas nmund ta lini të veprojë përgjatë gjithë natës ose nëse keni fytyrë shumë të yndyrshme lëreni për 30 minuta./AgroWeb.org