A Shkakton Hernie Ngritja e Peshave – Cilat Janë Simptomat

2.9k 0

Hernia është një term që i referohet momentit kur një organ i brendshëm ose pjesë tjetër e trupit tejzgjatet përtej muskulit ose indit që e rrethon.

Shumica e rasteve ndodh brenda zgavrës së barkut, në mes të kraharorit dhe në ije.

Në disa herë, hernia shfaqet kur njeriu ngre peshë të rënda.

Megjithatë, sipas të dhënave të AgroWeb.org, ekspertët thonë se shfaqja e hernias ka të bëjë me një sërë faktorësh.

Që në formim të tij, dobësinë më të madhe njeriu e ka në pjesën abdominale pranë kërthizës ose në pjesën e ijeve.

Shumica e njerëzve që vuajnë nga hernia në këto pjesë të trupit,  nuk kanë ngritur domosdoshmërisht pesha të rënda.

Kjo, sipas ekspertëve, do të thotë se çdo gjë që shkakton presion në pjesën abdominale  mund të mundojë këtë zonë të dobët të trupit dhe të shkaktojë hernie.

Këtu përfshihet edhe kolla e fortë, tështima ose peshat e rënda.

Ekspertët nuk mund të këshillojnë shmangien e ndonjë aktiviteti fizik nga frika e shfaqjes së hernies.

Sigurisht duhet të tregoni kujdes me peshat e rënda.

Cilat Janë Simptomat E Hernias?

Hernia në pjesën abdominale nxit shfaqjen e një gjëndre të jashtme, që nëse preket me dorë mund të shtyhet brenda.

Kur njeriu qëndron shtrirë, gjëndra zhduket.

E qeshura, e qara, kolla apo aktiviteti fizik mund ta nxjerrin atë sërish në sipërfaqe.

Disa prej simptomave të hernias përfshijnë:

Enjtje dhe dhimbje sidomos gjatë ngritjes së peshave.

Zmadhim të gjëndrës me kalimin e kohës

Probleme me lëvizjet e zorrëve.

Një nga llojet më të përhapura të hernies është ajo hiatale.

Ky problem ka të bëjë me një tërheqje në zonën ku bashkohet stomaku dhe ezofagu.

Për pasojë pjesa e sipërme e stomakut shtyhet lart deri në zgavrën e gjoksit

Simptomat përfshijnë: dhimbje të kraharorit dhe urth që përkeqësohet gjatë përkuljes, ngrënies ose shtrirjes.

Zakonish hernia mbahet nën kontoll përmes korseve të ndryshme, por zgjidhja është vetëm ndërhyrja kirurgjikale e thjeshtë. /AgroWeb.org