Analizat Shëndetësore që Gratë Mbi 50 Vjeç Duhet të Kryejnë Menjëherë

2.8k 0

Të pesëdhjetat janë vite të rëndësishme në jetën e një gruaje.

Kjo moshë nënkupton pikun e përvojës por edhe fillimin e një tranzicioni të rëndësishëm.

Në aspektin shëndetësor, të pesëdhjetat vijnë bashkë me nevojën e vlerësimit të situatës shëndetësore të gruas.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për analizat më të rëndësishme shëndetësore që çdo grua në të pesëdhjetat duhet të kryejë menjëherë.

Kolesteroli Dhe Trigliceridet

Analizat e gjakut për kolesterolin dhe trigliceridet duhen kryer çdo vit.

Nivelet e këqija të kolesterolit rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe ishemisë. Niveli i kolesterolit të keq duhet të jetë nën 100 mg/dl dhe i kolesterolit të mirë mbi 60 mg/dl.

Tensioni i Gjakut

Tensioni i lartë i gjakut mund të shkaktojë dëmtim të kockave, trurit, syve, veshkës dhe zemrës.

Ai njihet si vrasësi i fshehur dhe zakonisht nuk shoqërohet me simptoma të mirëfillta.

Tensioni i gjakut duhet të jetë nën 12/8 që një grua të gëzojë shëndet të mirë.

Sheqeri Në Gjak

Me kalimin e moshës, organizmi është më rezistent ndaj insulinës gjë që shkakton nivele të larta të sheqerit në gjak.

Këto rrisin rrezikun e diabetit të tipit 2, sëmundjeve të zemrës dhe dëmtimit të përhershëm të organeve.

Niveli i sheqerit në gjak mund të jetë tregues edhe për funksionet e veshkave dhe mëlçisë.

Niveli i glukozës në gjak kur njeriu është me stomak bosh duhet të jetë nën 100 mg/dl.

Tiroidja

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, me kalimin e moshës, gratë preken më shpejt nga problemet me tiroiden.

Këto probleme shkaktojnë kaos në organizmin e një gruaje, duke e bërë atë më të lodhur, në ankth, duke e shëndoshur atë dhe duke e bërë më të ndjeshme ndaj temperaturave.

Pas menopauzës kontrolli i tiroides duhet bërë çdo vit.

Dendësia Kockore

Gratë janë më të predispozuara të preken nga osteoporoza.

Rreziku i frakturave është shumë i lartë pas menopauzës dhe një analizë e tillë është një hap parandalues shumë i mirë.

Kanceri i Gjirit

Çdo grua që ka mbushur 50 vjeç duhet të bëjë çdo vit mamografinë dhe analizat që kanë të bëjnë me sigurinë e shëndetit të gjirit.

Kanceri  i gjirit është një nga sëmundjet më vrastare të grave.

Kanceri i Qafës Së Mitrës

Kontrolli i qafës së mitrës duhet bërë rregullisht çdo vit për këtë grupmoshë.

Kanceri i qafës së mitrës së bashku me kancerin e gjirit janë bërë kërcënim kryesor i shëndetit të grave në botë dhe në Shqipëri.

Në Shqipëri raportohen rreth 100 raste të reja çdo vit.

Shëndeti i Lëkurës

Një dermatolog duhet të kontrollojë shëndetin e lëkurës një herë në vit ose më shumë nëse një grua ka vuajtur më parë nga kanceri i lëkurës.

Një kontroll i tillë përfshin edhe nishanet, përmasat, formën dhe ngjyrën e tyre.

Kontrolli I Syve

Pas të pesëdhjetave, një grua duhet të ekzaminojë shëndetin e syve një herë në dy vjet.

Pas të gjashtëdhjetave, ky kontroll duhet bërë një herë në vit.

Kolonoskopia

Kolonoskopia është një nga kontrollet më të rëndësishme për një grua 50 vjeçare.

Kontrolli i parë duhet bërë sapo ajo të mbushë 50 vjeç dhe më pas çdo 5 apo 10 vjet në varësi të rriskut. /AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.