Aspirina është një ilaç farmaceutik i cili përdoret që prej 1899.
Aspirina i përket një grupi kimikatesh të njohura si salicilates, që gjenden natyralisht tek rrushi i thatë dhe kajsitë por edhe fruta e perime të tjera.
Këto grupe substancash kimike janë përdorur për trajtimin e disa sëmundjeve për mijëra vjet me radhë.
Edhe pse funksioni i saj primar ka lidhje me qetësimin e dhimbjeve të ndryshme dhe uljen e temperaturës, studime kanë treguar që të mirat e saj nuk mbarojnë këtu.
Të dhëna ku bazohet AgroWeb.org tregojnë se aspirina luan një rol kyç në uljen e rrezikut të prekjes nga sëmundjet e zemrës.
Kur Duhet Përdorur Aspirina
Ekspertët thonë se një dozë e vogël ditore e aspirinës mund të shmangë atakun në zemër për personat tashmë të rrezikuar prej këtij problemi. Aspirina pengon mpiksjen e gjakut dhe lehtëson qarkullimin e tij drejt zemrës.
Megjithatë, përpara nisjes së një terapie të tillë, AgroWeb.org këshillon që të konsultoheni me mjekun.
Njerëzit që vuajnë nga gjakderdhjet por edhe gratë shtatzëna duhet të shmangin tërësisht aspirinën sepse ajo ka një ndikim më të fortë tek qelizat e gjakut.
Çfarë Ndodh Në Organizëm Nëse Pini Aspirinë Çdo Ditë
Ky ilaç mund të shkaktojë efekte anësore në organizmin e disa njerëzve.
Aspirina Shkakton Ulçerë Në Stomak
Aspirina është një ilaç i fortë dhe disa njerëz kanë një tolerancë të ulët ndaj saj.
Përdorimi kronik i aspirinës mund të dëmtojë shtresën e brendshme të stomakut duke nxitur shfaqjen e ulçerës dhe dhimbje në stomak.
Rreziku është më i lartë tek grupmoshat mbi 65 vjeç, njerëzit që kanë probleme ekzistuese me stomakun, ata që pijnë alkol, ata që vuajnë nga epilsepsia, apo ata që marrin hollues gjaku.
Rrezik i Ulur i Atakut Në Zemër
Nëse ju keni kaluar një episod ataku në zemër apo ishemie, mjeku mund të rekomandojë një dozë të ulët aspirine ditore për të parandaluar një episod tjetër.
Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, aspirina është një metodë trajtimi efikase por dozat ditore të saj duhen vendosur vetëm nga mjeku specialist.
Aspirina Rrit Rrezikun e Gjakderdhjes
Në rastet e një lëndimi fizik, aspirina ndikon negativisht duke penguar mpiksjen e gjakut dhe nxitur gjakderdhjen, madje edhe në stomak
Rreziku i gjakderdhjes është më i lartë nëse pacienti merr medikamente të tjera apo suplementë.
Aspirina Ul Rrezikun e Kancerit Të Zorrës Së Trashë
Sipas studimeve të cilave u referohet AgroËeb.org, njerëzit që kanë marrë aspirinë për të paktën 6 vjet apo më shumë, janë 19% më pak të rrezikuar nga kanceri i zorrës së trashë dhe 15% më pak të rrezikuar nga kanceri i stomakut.
Aspirina Mund Të Nxisë Dëmtim të Mëlçisë
Një nga efektet anësore të përdorimit ditor të aspirinës është dëmtimi i mëlçisë.
Një nga shenjat paralajmëruese të dëmtimit të këtij organi është edhe verdhëza./AgroWeb.org