Dhimbjet e Stomakut – Cilat Janë Shkaqet dhe Simptomat që Duhet të Dalloni

9.3k 0

Stomaku e gjen mënyrën të protestojë ndaj shqetësimeve më të vogla, por ndonjëherë dhimbjet e tij mund të sinjalizojnë diçka më serioze.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni të identifikoni burimin e disa prej dhimbjeve më të zakonshme të stomakut.

Shtrëngimet Në Pjesën e Poshtme Të Stomakut   

Nëse keni shtrëngime të forta në pjesën e poshtme të stomakut që shoqërohen me fryrje, gazra dhe lëvizje të dhimbshme të zorrëve atëherë keni probleme me këto të fundit.

Acarimi i zorrëve është një prej problemeve më të përhapura të sistemit tretës.

Dhimbje, Shtrëngime Dhe Gjakderdhje

Në këtë rast, ekspertët thonë se kemi të bëjmë me një enjtje kronike të disa zonave të sistemit tretës.

Mund të jetë koliti, ulçera ose një inflamacion i zorrëve.

Djegësira Në Mes Të Zonës Abdominale

Kur përjetoni një gjë të tillë, duhet të dini që bëhet fjalë për urthin e cila përveç djegësirës lë një shije të hidhur në gojë.

Shfaqjet e rralla të urthit nuk janë shqetësuese, por nëse ai bëhet kronik, atëherë mund të shkaktojë probleme kronike me tretjen.

Dhimbje Të Kërthizës

Nëse stomaku dhemb pasi keni ngrënë ushqime të yndyrshme atëherë kemi të bëjmë me gurë në tëmth.

Gurët në tëmth rrezikojnë më shumë gratë mbi moshën 40 vjeç të cilat kanë sjellë në jetë fëmijë.

Këto gurë mund të qëndrojnë në tëmth për vite të tëra dhe shpesh shkaktojnë dhimbje në zonën e kërthizës.

Dhimbjet e Forta Abdominale

Kur dhimbjet janë aq të forta sa të pengojnë të qëndrosh në këmbë, atëherë kemi të bëjmë me ulçerën.

Ulçera peptike prek miliona njerëz në botë.

Ajo nuk shkaktohet nga stresi por nga bakteri H.pylori ose nga përdorimi i tepërt i ilaçeve si ibuprofeni apo aspirina.

Dhimbje e Beftë Në Pjesën e Majtë Të Stomakut

Nëse krejt papritur ndieni një dhimbje të fortë  në pjesën e poshtme të kuadratit të majtë të barkut që shoqërohet me gazra, kemi të bëjmë me një problem të njohur si diverculitis.

Këto dhimbje zakonisht shoqërohen me gazra dhe shkaktohen nga inflamacioni në xhepat e vegjël në zorrën e trashë.

Simptoma të tjera përfshijnë: fryrjen, dhimbjet, shtrëngimet dhe konstipacionin.

Disa Metoda Si Të Largoni Dhimbjen e Stomakut Në Mënyrë Natyrale

Shtrihuni

Qëndroni shtrirë ose të ulur në një pozicion ku ndieni më pak dhimbje.

Nëse dhimbja vjen si pasojë e mostretjes atëherë përpiquni të ecni për disa minuta.

Kujdes Me Ngrënien e Tepërt

Nëse e keni tepruar me ushqimin, atëherë duhet ta lejoni stomakun ‘të marrë frymë’.

Për të paktën një ditë pas dhimbjeve, përpiquni të ushqeheni vetëm me supa dhe sallata.

Çaj Kamomili

Ky çaj është i njohur për aftësitë qetësuese. Pini dy ose tre filxhanë me çaj kamomili në ditët kur keni probleme, për të larguar dhimbjen dhe përmirësuar tretjen.

Dushi i Ngrohtë

Dhimbjet e stomakut si pasojë e ciklit te femrat mund të trajtohen nëpërmjet një dushi të ngrohtë.

Po ashtu kompresat e ngrohta ose borsat me ujë të ngrohtë janë të rekomandueshme.

Çajrat Bimorë

Çaji me xhenxhefil dhe borzilok që në mëngjes parandalon dhimbjet e stomakut dhe lehtëson tretjen.

Çajrat bimorë funksionojnë edhe kundër dhimbjes që shoqërohet me diare dhe të përziera.

Ushqyerja e Shpeshtë

Hani vakte të vogla çdo dy ose tre orë.

Në këtë mënyrë, stomaku nuk do të tejmbushet dhe nuk do të dhembë./AgroWeb.org