Nektari i Shegës – Çfarë Ndikimesh Speciale Përfiton Organizmi

1.4k 0

Vlerat e lëngut të shegës për shëndetin në përgjithësi dhe lëkurën në veçanti janë të pamohueshme.

Të gjithë ekspertët e mirëqënies bien dakord se lëngu i shegës funksionin si nektar për organizmin.

Në fakt, ngritja në piedestal e shegës është krejt e justifikueshme. Ajo na jep një nga lëngjet më të mira për njeriun.

Shega renditet në listën e shkurtër të disa frutave që kanë të njëjtat vlera si në formën e plotë të tyre ashtu edhe në formën e lëngut.

Sipas kërkimeve të AgroWeb.org, lëkura e shegës përmban sasinë maksimale të antioksidantëve.

Ata çuditërisht shumëfishohen në momentin që fryti shtrydhet dhe nxjerr lëngun fantastik.

Në aspektin e vlerave, lëngu i shegës dhe fruti në përgjithësi renditet krah boronicave dhe çajit jeshil.

Një gotë e vetme me lëng shege ofron 40% të dozës ditore të acidit folik dhe vitaminave A, C dhe E.

Lëngu i freskët ose i saposhtrydhur i shegës nuk ka të krahasuar me lëngjet e paketuara. Kjo për faktin e vetëm se në variantin e papërpunuar, ai përmban sasinë maksimale të vitaminave.

Lëngu i shegës përmirëson shëndetin e zemrës

Lëngu i shegës ka një ndikim të jashtëzakonshëm në shëndetin e njeriut, por kur vjen puna tek zemra ai është i mrekullueshëm. Vitaminat dhe mineralet ndihmojnë elasticitetin e arterieve dhe ulin inflamacionin në enët e gjakut.

Lëngu i shegës zvogëlon impaktin e aterosklerozës, që është një nga shkaktarët kryesorë të sëmundjeve të zemrës.

Ai ul rrezikun e bllokimit të arterieve që pengon qarkullimin e gjakut në zemër dhe në tru.

Me fjalë të tjera, lëngu i shegës e mbron zemrën nga bllokime të padëshirueshme. Ai ul nivelin e kolesterolit të keq dhe rrit nivelin e atij të mirë.

Lëngu i shegës forcon imunitetin

Lëngu i shegës ka vlera të fuqishme kundër baktereve dhe mikrobeve që e bën atë një aleat të fortë të sistemit imunitar.

Substancat fantastike që përmban lëngu i shegës luftojnë bakteret dhe mikrobet që kryesisht gjenden në gojë dhe shkaktojnë kavitet dhe infeksione të ndryshme.

Lëngu i shegës kundër plakjes

Një ushqimi i pasur me lëng shege ndihmon në ngadalësimin e proçesit të plakjes duke zvogëluar rrudhat të cilat shkaktohen nga ekspozimi i vazhdueshëm në diell.

Lëngu i shegës gjithashtu ndihmon në rigjenerimin e qelizave të lëkurës dhe parandalon pigmentimin e tepërt dhe shfaqjen e njollave në lëkurë.

Lëngu i shegës përmirëson lëkurën

Lëngu i shegës rrit prodhimin e kolagjenit dhe elastinës që tendosin lëkurën dhe parandalojnë formimin e rrudhave në fytyrë.

Kolagjeni dhe elastina janë të domosdoshme për një lëkurë të mirë, të pastër, të tendosur dhe pa rrudha. Sipas informacioneve të AgroWeb.org, kur fibrat e kolagjenit dhe elastinës dobësohen, lëkura varet dhe humbet forcën e saj.

Nëse pini një lëng shege në ditë, do të keni një përmirësim lëkure shumë të dobishëm.

Lëngu i shegës dhe shtatëzania

Lëngu i shegës është jashtëzakonisht me vlera për femrat shtatzëna. Është një burim i pashtershëm vitaminash dhe mineralesh.

Përfshirë këtu acidin folik që është një element thelbësor për një dietë të pasur të nevojshme gjatë shtatzanisë.

Vlerat anti-inflamatore të lëngut të shegës sigurojnë një qarkullim të mirë të gjakut që është thelbësor për zhvillimin e përgjithshëm të fetusit.

Lëngu i shegës kundër rënies së flokëve

Nëse pini lëng shege rregullisht, do të keni flokë të fortë dhe plot shkëlqim. Substancat që gjenden tek shega parandalojnë rënien e flokëve dhe u japin atyre shëndetin dhe shkëlqimin e munguar.

Dhe mbi të gjitha, nëse konsumoni shegë dhe lëng shege, kujtohuni që po i bëni organizmit tuaj një nga mirësitë më të mëdha./AgroWeb.org