Pse Aspirina Nuk Rekomandohet më Nga Mjekët – Kush Nuk Duhet ta Marrë

2.7k 0

Pas shumë vitesh që aspirina është dhënë për të parandaluar sulmin në zemër dhe goditjen në tru, shkencëtarët tani shohin se kjo metodë jep pak përfitime dhe për disa mund të jetë edhe e rrezikshme.

AgroWeb.org ju njeh në këtë artikull me arsyen se përse asprina paraqet këtë lloj rreziku.

Çfarë tregojnë studimet

Sipas studimeve të fundit ku AgroWeb.org mbështetet, shumica e  njerëzve mbi 60 vjeç nuk duhet të fillojnë të marrin aspirinë çdo ditë për parandalimin parësor të problemeve të zemrës.

Nëse jeni midis 40 dhe 59 vjeç, ju dhe mjeku juaj në rrethana specifike mund të vendosni nëse duhet të merrni çdo ditë një aspirinë.

Kjo sepse aspirina mund t’ju ekspozojë ndaj një rreziku më të lartë për të pësuar gjakderdhje në stomak ose tru.

Ata shprehen se nëse jeni një 40-vjeçar i shëndetshëm pa faktorë të rëndësishëm rreziku, do të bëni më shumë dëm sesa mirë. Rreziku për të pësuar gjakderdhje do të rritet më shumë.

Por nëse keni pasur një atak në zemër, një goditje në tru ose probleme të tjera të zemrës dhe të qarkullimit të gjakut dhe mjeku jua ka rekomanduar, mos e ndaloni marrjen e saj.

Si vepron aspirina?

Aspirina vepron duke e mbrojtut trupin tuaj nga krijimi i disa substancave natyrore që shkaktojnë dhimbje dhe ënjtje.

Gjithashtu mund të parandalojë mpiksjen e gjakut, arsyeja kryesore pse mjekët e rekomandojnë atë.

Por sipas këtyre studimeve, mjeku juaj duhet të marrë në konsideratë moshën dhe rrezikun real përpara se t’ju japë këtë ilaç.

Sespe rreziku i gjakderdhjes tek disa njerëz, si për shembull ata me sëmundjen e ulçerës peptike, mund të rritet.

Megjithatë, studiuesit shprehen se aspirina ende ka funksion kur bëhet fjalë për sëmundjet e zemrës, sidomos në vendet ku ilaçet e tjera janë të papërballueshme.

Por mos harroni se për të mbrojtur shëndetin e zemrës, ju mund të ndërmerrni edhe hapa të tjerë.

Në 90% të rasteve, ushqimi i shëndetshëm, gjumi i mirë, aktiviteti fizik dhe reduktimi i stresit, kanë treguar se lujanë një rol shumë të rëndësishëm.

Dhe këto jo vetëm në shëndetin e zemrës por edhe për shëndetin në tërësi.

Është shumë më e lehtë të parandalosh sesa të kurosh, thonë ekspertët.