Sa të sigurta janë ilaçet pas skadencës?

2.6k 0

Ndodh rëndom që atëherë kur na duhet një medikament i caktuar përballemi me faktin se ai që kemi në gjendje është ose i skaduar ose shumë pranë datës së skadencës. Dhe dilema nëse mund ta marrim apo jo është e madhe.

Çfarë Do Të Thotë Data e Skadencës Tek Ilaçet

Data e skadencës është një garanci për fuqinë dhe sigurinë e ilaçit.

Sidoqoftë, studiuesit bënë disa kërkime mbi efikasitetin e ilaçeve që janë pranë datës së skadencës ose që janë të skaruara dhe u befasuan.

Sipas tyre në 90% të rasteve, medikamentet që jepen me apo pa recetë janë në gjendje shumë të mirë edhe pas 15 vjet nga data e skadencës.

Për rrjedhojë, autoritetet mjekësore thonë njëzëri se data e skadencës edhe mund të injorohet.

Por në çdo rast, AgroWeb.org ju këshillon të konsultoheni me mjekun në lidhje me skandencën e ilaçeve.

Sa Të Sigurta Janë Ilaçet Pas Skadencës?

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org konfirmojnë se efikasiteti i barnave shtrihet në një afat kohor prej 15 vitesh.

Megjithatë, ka disa përjashtime! Për shembull, barnat kundër dhimbjeve, amfetamina dhe aspirina humbasin forcën e tyre pas skadencës.

Një ilaç, efikasiteti i të cilit dobësohet me kalimin e viteve, sigurisht që mund të bëjë punë.

Megjithatë, është e udhës që ilaçet t’i marrim me një datë skadence të largët për të shmangur efekte të caktuara anësore.

Përse Vendosen Datat e Skadencës Tek Ilaçet?

Në një intervistë për Pharmacology Today, Francis Flaherty, ish drejtor i programit të testimit të ilaçeve të departamentit amerikan për ushqimin dhe barnat e shpjegoi shumë qartë.

Sipas tij, datat e skadencës vendosen në kutitë e barnave për arsye marketingu dhe jo shkencore.

Ai tha se kompanitë farmaceutike fitojnë më shumë para duke vendosur datë skadence.

Asnjërit prej tyre nuk u intereson të mbajnë në raft ilaçe për vite të tëra, shpjegoi Flaherty.

Sigurisht që ka edhe disa përjashtime!

Ekspertët amerikanë thonë se ilaçet e mëposhtme nuk duhen përdorur pas datës së skadencës:

  • Tetraciklina,
  • Nitroglicerina
  • Insulina
  • Antibiotikët e lëngshëm.

Gjithsesi, ekspertët e AgroWeb.org këshillojnë që nëse ilaçet që merrni për një sëmundje të caktuar kanë skaduar, është e udhës të konsultoheni me mjekun./AgroWeb.org/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.