Ardhja e pranverës shoqërohet me një përkeqësim të simptomave të astmës, veçanërisht të asaj të shkaktuar prej polenit.
Simptomat e astmës kanë gjithashtu tendencën të përkeqësohen veçanërisht tek fëmijët, gjë që nxjerr në pah rolin e motit tek kjo sëmundje.
Një studim i kryer në Detrojt zbuloi se një rritje e beftë e temperaturës me të paktën 10 gradë ose e lagështisë në ajër me të paktën 10 përqind, rrit ndjeshëm numrin e fëmijëve azmatikë që kanë nevojë të shtrohen në spital.
Substancat nxitëse të azmës janë të pranishme në çdo stinë.
Bëhet fjalë për duhanin, polenin, pluhurat, lagështia, viruset, temperatura e të tjerë.
Astma
Ajri i ftohur mund të ngushtojë rrugët e frymëmarrjes tek azmatikët.
Në rastin e fëmijëve, astma bëhet më e pranishme në pranverë dhe vjeshtë.
Astmatikët janë më të prirur të preken nga virozat se njerëzit që nuk vuajnë nga ky problem.
Gripi dhe e ftohura zgjasin më shumë tek astmatikët dhe janë më të rrezikshme.
Infeksionet në rrugët e frymëmarrjes përkeqësojnë inflamacionin kronik të shkaktuar nga astma.
Në fakt, gripi dhe e ftohura janë përgjegjëse për të paktën 80 përqind të vështirësisë në frymëmarrje tek fëmijët dhe 50 % tek të rriturit.
Azma Në Dimër
Ajri i thatë dhe i ftohti mund të përkeqësojnë astmën.
Për këtë arsye, astmatikët këshillohen të mbajnë shall ose maska mbrojtëse të rrugëve të frymëmarrjes nga i ftohti.
Në këtë stinë, azmatikët duhet të jenë të mbrojtur edhe nga ajri i brendshëm që mund të jetë i mbushur me alergenë, pluhur dhe myk.
Pranvera Dhe Azma
Pranvera njihet si stina e polenit, një nxitës azmatik që shkakton inflamacion të rrugëve të frymëmarrjes.
Nivelet e polenit janë të larta nga ora 4 deri në orën 10 të mëngjesit çdo ditë, ndaj azmatikët duhet të tregojnë shumë kujdes.
Muajt Maj dhe Qershor janë më të këqinjtë.
Gjatë gjithë stinës, azmatikët tështijnë, kruhen dhe u rrjedhin hundët më shumë se zakonisht.
Astma Në Verë
Vera është një stinë më e lehtë për astmatikët dhe ata që kanë probleme me rrugët e frymëmarrjes.
Megjithatë ka njerëz më të brishtë ndaj nxehtësisë dhe lagështisë.
Nga ana tjetër, në verë cilësia e ajrit është shumë e keqe dhe mund të nxisë jo vetëm simptomat e azmës por edhe probleme me rrugët e frymëmarrjes.
Megjithatë, në përgjithësi muajt e verës konsiderohen si më të qetë dhe më të përballueshëm./AgroWeb.org
Lini një Përgjigje