2.8k 0

Cilat Janë Markat Dhe Modelet Më Të Mira Të Frigoriferëve Për 2023

Ka pak artikuj në kuzhinën tuaj me të cilat ndërveproni më shumë sesa frigoriferi juaj, dhe ai duhet të jetë i një marke të besueshme. E për fat të mirë, shumica e frigoriferëve janë krijuar për të jetuar sa më gjatë.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju njeh me disa nga market dhe modelet më të mira të frigoriferëve që tashmë janë testuar për cilësinë e tyre ndër vite dhe që vazhdojnë t’i bëjnë ballë konkurrencës.

LG InstaView Door-In-Door

LG është një nga market që prodhon frigoriferë me performancë të lartë të dizajnuar me kujdes.

Ju mund të zgjidhni këtë model për një punë të shkëlqyer dhe për ta mbajtur ushqimin tuaj të freskët.

Ajo që e dallon është veçoria e tij unike. Teknologjia “InstaView” ndez dritat e brendshme kur trokisni letë në derën e paisjes dhe kështu ju mund të merrni shpejt një ushqim pa pasur nevojë të hapni plotësisht derën. Ai është i pasjisur me Wi-Fi dhe përmban një filtër uji dhe një prodhues akulli artizanal.

BOSCH 800

Ky frigorifer elegant ka një hapësirë të brendshme plot ndriçim dhe të gjerë, me një shumëllojshmëri raftesh që mund të ndryshohen sipas nevojes tuaj.

Ai ka gjithashtu një shpërndarës uji të integruar dhe një akullbërës.Pjesa emë interesante preferuar e këtij frigoriferi është sirtari i mesëm që shërben si ftohës vere dhe që mund të mbajë deri në 17 shishe verë me madhësi standarde. Ju mund të programoni temperaturën për të ruajtur në mënyrë optimale birrën, verërat apo pijet tuaja të preferuara.

Frigoriferi fitoi çmimin e pajisjes më të mirë të kuzhinës për vitin 2022 për dizajnin e tij të thjeshtë, dhe cilësinë e lartë që ofron.

                  

WHIRLPOOL

Whirlpool ka njqë kontroll të shkëlqyer të temperaturës dhe veçoritë e tij përfshijnë një filtër uji të integruar, shpërndarës uji dhe prodhues akulli në derë. Komandat dixhitale janë shumë të thjeshta dhe përdorimi i tij është tepër i thjeshtë. Edhe pse hapësira e tij e brendshme mund të jetë pak më e vogel krahasuar me modelet e tjera, ajo është e organizuar mirë dhe ju mund të aksesoni çdo gjë me shumë lehtësi.

 

SAMSUNG

Samsung prodhon një linjë të gjerë frigoriferësh inteligjentë dhe ky Frigorifer Family Hub mund të bëhet e preferuara e paisjeve tuaja të kuzhinës.

Ju mund të përdorni ekranin e integruar për të lënë mesazhe, për të ndarë fotografi, për të sinkronizuar kalendarin, e madje për të rregulluar termometrin.

Mund ta përdorni gjithashtu për të dëgjuar muzikë, shfaqje televizive ose për të shfletuar receta ndërsa jeni duke gatuar. Kur nuk jeni në shtëpi, falë inteligjencës artificiale, ju mund të shihni brenda frigoriferit për të parë se çfarë ju nevojitet nga supermarketi. Ky mund të jetë një nga modelet më të reja të Samsung nga linja e tij Bespoke, e cila duket e hijshme dhe e personalizueshme. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.