Receta e Supës së Veçantë me Peshk Krap

946 0

Supa e peshkut është një nga gatimet më të shëndetshme dhe më të shijshme që mund të shijoni.

E dobishme për shëndetin, ajo përmirëson shëndetin e tiroides, forcon shëndetin e trurit dhe ju ndihmon të hidratoheni pas një aktiviteti të mundimshëm fizik.

Kjo lloj supe ka me dhjetëra mënyra për t’u përgatitur, disa e preferojnë me domate e të tjerë me perime.

Por në këtë recetë peshku i përzgjedhur, është një burim i shkëlqyer lëndësh ushqyese.

Krapi njihet veçanërisht për sasitë e larta të proteinave dhe acideve yndyrore omega-3.

Të dyja shumë të rëndësishme për shëndetin e zemrës dhe për parandalimin e një sërë sëmundjeve.   

Nëse nuk e keni provuar ende, atëherë është koha që ta përgatisni menjëherë duke ndjekur këtë recetë të thjeshtë të AgroWeb.org.

Përbërësit:

  • 200-300 g peshk krap
  • 1 karotë e madhe
  • Majdanoz për shije
  • 1 rrënjë selino
  • Makarona për supë
  • Piper i zi dhe erëza të ndryshme sipas shijes
  • 1-2 lugë miell
  • 1 e verdhë veze
  • Rreth 2 litra ujë sipas nevojës

Përgatitja:

Fillimisht pastroni mirë peshkun, karotën, majdanozin dhe selinonë.

Vendosini së bashku në një tenxhere me 2 litra ujë të valuar dhe ziejini për rreth 40 minuta.

Më pas hiqni perimet dhe vendosni peshkun në një pjatë.

Lërini të ftohen pak dhe gjatë kësaj kohe në tenxheren ku ziet peshkun dhe perimet, zieni makaronat.

Prisni në copa të vogla perimet dhe kalojini në një kullesë duke i shtypur mirë dhe më pas shtojini në tenxhere.

Copëtoni imët peshkun dhe copat e tij shtojini tenxhere sëbashku me përbërësit e tjerë.

Mos harroni të shtoni edhe erëza sipas shijes.

Në një enë me pak ujë të ftohtë, hidhni 1 ose 2 lugë miell, përziejini mirë dhe shtoni edhe një të verdhë veze.

Trazojeni mirë këtë përzierje dhe shtojeni në supë duke e përzier vazhdimisht.

Lëreni në zjarr edhe për disa minuta.

Shërbejeni supën të nxehtë dhe në fund spërkateni me pak majdanoz të freskët./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.