2.9k 0

Dyson V11, Fshesa Inteligjente më e Shtrenjtë e Momentit – Çfarë Duhet të Dini

Pastrimi me fshesë me korrent është një punë e cila lehtësohet edhe më tepër kur paisja ofron të gjitha opsionet e duhura që procesi të mos jetë i mundishëm.

Në fund të fundit, kujt i pëlqen të tërheqë një makinë të rëndë nga një dhomë në tjetrën? E kjo është vetëm një nga ankesat e shumta që ju vetë mund të keni, apo të dëgjoni më shpesh.

Për fat të mirë, teknologjia në ditët e sotme përpiqet që t’jua lehtësojë punën dhe t’ju shkurtojë kohën e kujdesit për shtëpinë.  E me siguri që në treg do të keni hasur me qindra lloje të ndryshme fshesash me korent, por ajo që ka bërë më tepër bujë këto kohë është fshesa pa kabllo Dyson V11.

Krijuesit e këtij mjeti modern pastrimi mburren se ajo ka shumë karakteristika që ju me siguri kërkoni tek një paisje e tillë.

Por, a ia vlejnë vërtetë fshesat Dyson?

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me karakteristikat e saj, për t’ju njdihumar të vendosni nëse a ia vlen apo jo kjo fashesë kaq e përfolur.

Karakterisitkat e fshesës me vakum Dyson V11

Kjo pasije vakumi inteligjente është tepër e fuqishme. Karakteristika për të cilën krenohen krijuesit e saj është se mund të punojnë deri në një orë pa pasur nevojë të qëndrojë në prizë. Gjithashtu edhe se Dyson është e përshtatshmr për t’u përdorur në lloje të ndryshme dyshemeje.

Fshesa funksionon si një fshesë standarde, por ajo gjithashtu mund të shndërrohet në një fshesë dore për të pastruar me përsosmëri edhe vendet me vështira.

Ekrani LCD në paisje tregon për kohën e mbetur të baterisë, ajo ju kujton se kur duhet të pastroni filtrin dhe sigurisht që jep edhe të dhëna të tjera.

Falë sensorëve të integruar, fshesa është e aftë të dallojë ndryshimet midis tapetit, dyshemesë të shtruar me parket apo me pllaka. Kështu nuk është e nevojshme që ju të ndërrmerrni asnjë veprim, por duhet vetëm t’a lini të bëjë punën e saj.

Si funksionon Dyson V11

Filloni duke zgjedhur modalitetin e dëshiruar të energjisë: Eco, Auto ose Boost.

Eco – Është projektuar për kohë më të gjatë pastrimi.

Modaliteti automatik – Është një opsion i cili bën që fshesa juaj të rregullojë automatikisht fuqinë e saj kur kalon midis ambienteve të ndryshme.

Boost – Ky një opsion intensiv pastrimi, që do të thithë edhe papastërtitë më të imëta.

Për të kaluar nga një opsion në tjetrin, thjesht shtypni butonin e treguar në ekranin LCD të fshesës. Pasi të zgjidhni opsionin që dëshironi, filloni pastrimin duke mbajtur të shtypur këmbëzën në paisje. Kjo mund të kërkojë pak kohë për t’u mësuar, sepse në momentin që ju lëshoni këmbëzën fshesa do të ndalojë së punuari. Një veçori e cila ndihmon në ruajtjen e jetëgjatësisë së baterisë, pasi përdor energjinë vetëm kur jeni duke pastruar.

Për sa i përket pastrimit të filtrit, ky process është i lehtë! Thjesht rrotulloni pjesën e purpurt të kokës së vakumit për të hequr filtrin. Lajeni nën ujë të ftohtë dhe më pas lëreni të thahet plotësisht përpara se ta fusni sërish në vakum.

Dyson V11 ka një garanci 2-vjeçare. Por me kujdesin dhe mirëmbajtjen e duhur, makina mund të zgjasë për disa vite.

Çfarë duhet të merrni pasrasysh përparase të blini një Dyson V11

Duke marrë parasysh të gjitha lehtësitë që kjo fshesë vakumi ofron, padyshim që vjen me një çmim pak të kripur. Prandaj përpara se të bëni një shpenzim të tillë, AgroWeb.org ju vjen në ndihmë me disa të dhëna, për të kuptuar nëse Dyson është apo jo fshesa e duhur për ju.

Anët pozitive

Lehtë për t’u përdorur dhe karikuar.

Mbledh çdo lloj papastërtie me lehtësi.

Ka tre mënyra të ndryshme pastrimi.

Mund të përdoret për pastrimin e sipërfaqeve të ndryshme.

Një paisje e përshtatshme dhe praktive për pastrimin nën shtretër dhe divane.

Mund ta përdorni me lehtësi pasi nuk ka kordon. Për shembull, me të ju të mund të pastroni edhe makinën.

Bateria zgjat për një kohë të konsiderueshme.

Është një markë e besuar dhe vjen me garanci.

Anët negative

Disa mund ta kenë të vështirë për t’a përdorur këmbëzën e ndezjes, por kjo mund të mësohet.

Mund të jetë disi e vështirë të përdoret në qilim.

Ka një çmim të kripur.

Ku mund ta gjeni?

Në një vëzhgim të AgroWeb në treg Dyaon V11 e gjetëm në Neptun, një nga dyqanet me elektroshtëpiake në vend me çmimin 99.790 LEK.

FSHESE VERTIKALE DYSON V11 

Kjo fshesë vjen me 8 koka të ndryshme pastrimi, ka 24 muaj garanci dhe peshon vetëm 3 kilogramë. Dyson v11 ka sistem filtrimi me gjashtë shtresa i cili mbledh 99.7% të grimcave të pluhurit. Kjo fshesë është e projektuar për të mos lëshuar tinguj të lartë në mënyrë q ëtë mos prishë qetësinë në ambientin ku po e përdorni.

Përfundimi

A ia vlen vërtet çmimi për këtë vakum? Përgjigjia e shkurtër është, po!

Edhe pse mund të jeni skeptik, karakteristikat e kësaj fshese me vakum janë ato që e kanë bërë kaq të kërkuar.

Dyson është një markë nga më të njohurat dhe më të besuarat, që vjen me një garanci prej dy vitesh. E thjeshtë për t’u përdorur, shumë efikase në pastrim, e përshtatshme për sipërfaqe të ndryshme, e fuqishme, nuk ka kordon dhe bateria e saj mban një kohë të konsuderueshme.

Për më tepër, për ata që vuajnë nga alergjitë, nuk ka asgjë më të kënaqshme sesa një pasisje që mbledh pluhurin me lehtësi në çdo cep të shtëpisë.

Tani ju mbetet ju të vendosni për të. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.