3 Meze Verore që Duhet t’i Provoni – Të Lehta dhe Plot Shije

1.7k 0

Stina e verës nuk mund të shijohet pa mezet e lehta dhe plot shije. AgroWeb.org ju njeh sot me tre receta të lehta, të cilat mund të provoni t’i përgatisni në shtëpi, në vetëm pak kohë.

Salca Jeshile

Kjo meze e shijshme shkon me pothuajse çdo gjë, prandaj mos hezitoni ta provoni.

Përbërësit

  • 1kg domate jeshile, të pastruara dhe të prera në katërsh
  • 2 qepë të vogla të verdha, të prera në copa
  • 4 thelpinj hudhra
  • 1 spec jeshil, i pastruar nga farat
  • 3 lgj vaj ulliri
  • 1 lç kripë
  • 1 lçaj qimnon i bluar
  • ⅛ lç sheqer
  • ¾ filxhani me gjethe të freskëta koriandër

Udhëzime

Ngrohni paraprakisht furrën.

Në një tavë pjekje të shturar me letër alumini, vendosni domatet, qepët, hudhrat, specin dhe spërkatini me vaj. Piqini për rreth 10-15min, derisa të zbuten.

Transferojini perimet në një mikser dhe shtoni aty kripën, qimnonin, sheqerin dhe koriandrën.

Përpunojini derisa të përftoni një salcë të trashë, të cilën ju mbetet vetëm ta kaloni në një tas për servirje.

Salcë Me Domate Të Thara

Kjo salcë me domate të thara, plot shije verore nuk duhet t’ju shpëtojë nga duart.

Përbërësit

  • 32g domate të thara në vaj, të kulluara dhe të grira
  • 245gr krem djathi, në temperaturë dhome
  • 125 filxhan salcë kosi
  • 120gr majonezë
  • 10 pika salcë Tabasco
  • 1 lç kripë
  • ¾ lç piper i zi i bluar
  • 2 qepë të njoma, të prera hollë

Përgatitja

Hidhni në mikser domatet, kremin e djathit, salcën e kosit, majonezën, salcën Tabasco, kripën e piperin dhe përpunojini përbërësit derisa të bashkohen me njëri-tjetrin.

Shtoni më pas qepët dhe përpunojeni sërisht masën. Në fund trasferojeni në një tas duke e zbukuruar me qepë të njoma.

Ju mund ta shoqëroni me bukë të thekur, perime të freskëta, biskota të kripura apo patatina.

Humus

Kjo është receta më e mirë e humusit të bërë në shtëpi. E lehtë në përgatitje dhe me shumë pak përbërës.

Përbërësit

  • 2 kanaçe qiqra
  • 2 limonë të shtrydhur
  • 245gr gjalpë susami
  • 2 thelpinj hudhër, të grira
  • ¼ lugë çaji qimnon
  • ⅛ lç pier i kuq djegës
  • 1 lç kripë
  • 3 lgj vaj ulliri
  • 1 lgj majdanoz i freskët i grirë, për servirje (sipas dëshirës)

Përgatitja

Kulloni dhe ruani ujin e qiqrave, së bashku me disa kokrra për të dekoruar humusin në fund.

Bashkoni në një mikser qiqrat, lëngun e limonit, salcën e susamit, hudhrat, qimnonin, piperin, kripën, vajin e ullirit dhe 70ml nga lëngu i qiqrave.

Përpunojeni për disa minuta derisa të përftoni një mastë të butë dhe kremoze.

Shtoni më shumë lëng dhe përpunojeni përsëri nëse masa duket shumë e trashë.

Transferoni humusin në një tas për servirje. Hidhni pak vaj ulliri, spërkateni me majdanoz dhe piper të kuq dhe më pas zbukurojeni me qiqrat e rezervuara.

Shërbejeni në temperaturën e dhomës me pite ose patate të skuqura./AgroWeb.org