Pesto Spinaqi në Vetëm 5 Minuta

4k 0

Nëse ju ka ndodhur që t’ju ketë tepruar një sasi spinaqi me të cilin nuk dinit ç’të bënit, AgroWeb.org ju mëson një recetë fantastike dhe të shpejtë për të mos e çuar dëm spinaqin.

Vetëm në 5 minuta ju do të keni një salcë tepër të shëndetshme, me të cilën mund të lyeni bukën, ta përhapni në makarona apo të shoqëroni çdo ushqim që dëshironi.

Ndiqni më poshtë hapat që AgroWeb.org sugjeron për ju.

Përbërësit

  • 225gr spinaq
  • 94 gr shqeme
  • 2 thelpinj hudhra
  • 55 gr djathë parmixhano të grirë
  • 2 limonë
  • rreth 1 lugë çaji kripë
  • rreth 1/2 lugë çaji piper
  • 1/2 filxhan vaj ulliri

Përgatitja

Në një mikser shtoni vajin e ullirit dhe spinaqin, përpunojini derisa përbërësit të bashkohen.

Shtoni shqemat, thelpinjtë e hudhrës, lëngun e shtrydhur nga dy limonët dhe lëkurën e grirë të një limoni.

Hidhni kripën, piperin dhe djathin parmixhano dhe përziejini sërisht.

Shijojeni salcën për të kontrolluar sasinë e kripës.

Shtoni kripë, piper, lëng limoni ose lëkurë limoni sipas dëshirës.

Përziejini derisa të gjithë përbërësit të bashkohen mirë.

Ruajeni në frigorifer deri në 3 javë. /AgroWeb.org