Si të Zëvendësoni Gjalpin me Vaj Për Receta më të Shëndetshme

1.1k 0

Vaji vegjetal shpesh është një përzierje e llojeve të ndryshme të vajrave duke përfshirë vajin e sojës, lulediellit ose të misrit.

Dhe përdorimi i tij në vend të gjalpit që përdorni zakonisht mund të jetë një ndryshim i shëndetshëm.

Ky shkëmbim mund të zvogëlojë marrjen e yndyrave të ngopura, duke përmirësuar nivelet e kolesterolit, reduktuar rrezikun e sëmundjeve si diabeti i tipit 2 dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

AgroWeb.org ju fton të njiheni me arsyet  se përse ky zëvendësim mund t’ju shërbejë për shëndetin tuaj.

Si të zëvendësoni vajin me gjalpë në produktet e pjekura

Me shumë mundësi, kur të zëvendësoni gjalpin me vaj vegjetal nuk do të vini re një ndryshim të madh në shije, por mund t’ju duhet të reduktoni sasinë e lëngjeve e tjera në recetë.

Nëse jeni mësuar të lyeni perimet me gjalpë për t’i pjekur, provoni t’i piqni në furrë me vaj vegjetal në nxehtësi të lartë.

Vaji i lag perimet dhe i karamelizon në furrë, duke iu dhënë një shije të ëmbël dhe të shëndetshme.

Ju gjithashtu mund t’i skuqni perimet duke përdorur vaj vegjetal.

Për një gatim sa më të shëndetshëm duhet të jeni të vetëdijshëm për pikën e nxehtësisë së vajit.

Në këtë mënyrë do të kujdeseni që ai të mos bëhet kancerogjen dhe të humbasi disa nga përfitimet e tij shëndetësore.

Përdorimi i vajit në vend të gjalpit në përgatitjen e disa recetave, si për shembull ajo e byrekut është pak më sfidues.

Kjo pasi këto lloj recetash kërkojnë gjalp për t’i dhënë gatimeve strukturën shijen e tyre unike.

Vaji gjithashtu nuk funksionon aq mirë në recetat e biskotave dhe ëmbëlsirave, të cilat kërkojnë gjalp.

Përfitimet shëndetësore të vajit

Gjalpi përmban yndyra të ngopura, të cilat rrisin kolesterolin dhe mund të rrisin edhe rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare.

Vetëm 5-6 % të kalorive që merrni, duhet të vijnë nga yndyrat e ngopura.

Në të kundërt, vaji vegjetal përmban yndyrna të pangopura ose mono-të pangopura.

Këto yndyrna ndihmojnë në përmirësimin e niveleve të kolesterolit, gjë që mund të zvogëlojë rrezikun e diabetit të tipit 2 dhe sëmundjeve të zemrës.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org këto yndyrna janë më të mira për trupin tuaj sesa yndyrat e ngopura.

Ka shumë lloje të vajrave vegjetale të disponueshme në supermarket, duke përfshirë përzierjet e vajit vegjetal, si dhe vajin e misrit ose vajin e ullirit./AgroWeb.org