Biznes me fidanishte – Inxhinieri i pyjeve që mbjell pemë dekorative

810 0

Profesioni si inxhinier pyjesh, 30 vite më parë e nxiti Vasil Saton nga Fieri që të haptë biznesin e fidanishtes me pemë dekorative.

Ai thotë se dekada më parë pyllëzimi ka qenë çështje të gjithëve,  pasi të gjithë kujdeseshin për hapësirat e gjelbërta, që nga ndërmjet pyjore e deri tek qytetarët. Ndërsa tani të gjithë e duan gjelbërimin, por që fatkeqësisht askush nuk kujdeset më për pyjet.

“Kemi pas punë të konsiderueshme pasi më parë bëheshin pyllëzime, por tani që ndërmarrjet pyjore janë shkrirë nuk ka më aktivitet si më parë ku përfshiheshin mbjelljet dhe pyllëzimet e reja. S’ka më aktivitet të tillë. Tani shite vetëm bimë dekorative, zbukuruese. Nuk mbjellin më puna e  vetme është ajo e pemëve dekorative nëpër familje”, shprehet Sota.

Për më shumë se gjysmë shekulli, jeta e Vasilit ka kaluar duke u kujdesur për natyrë, ai thotë se biznesi i tij ka falimentuar prej vitesh, por është pasioni ai që e mban ende të hapur fidanishten.

“Çdo vit, mbjellja 30.000-40.000 plepa ndërsa parvjet i dogja gati 30.000 plepa dhe akacie. I shkula fidanët, me pak fjalë e kam mbyll si aktivitet pasi nuk tërheq më njeri. Mua këtu më mban vetëm pasioni pasi më këtë jam rritur po shkoj afërsisht 50 vjet që jam marrë vetëm me pyjet, ambientin dhe natyrën”.

Edhe pse klientët që interesohen për pemet dekorative janë gjithënjë e më të rrallë, përkushtmi që inxhinieri i pyjeve i fal bimëve, është si në ditën e parë të punës.

Burimi: Top Channel

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.