CCBS vazhdon rrugën e saj të qëndrueshmërisë duke investuar në materiale 100% të ricikluara për paketimet dytësore

641 0

Prej 30 vitesh, Coca-Cola Bottling Shqipëria është partneri i autorizuar për prodhimin, paketimin, shitjen dhe shpërndarjen e produkteve Coca-Cola në Shqipëri. 

Kompania ka një qasje ambicioze ndaj qëndrueshmërisë duke ndjekur veprime konkrete dhe investime afatgjata me synimin për të arritur Carbon Neutral deri në vitin 2030.  

“Ndër iniciativat e ndërmarra – nënvizon Presidenti i CCBS Luca Busi – evolucioni i paketimeve është thelbësor për produktet tona. Ndaj konvertimi i paketimit dytësor (që përfshin paketimin e përdorur për paletat) me plastikë 100% të ricikluar është investimi i rradhës. Aktualisht, të gjitha ambalazhet plastike dhe alumini i përdorur për formatet tona janë të riciklueshme. Për më teper, ne përdorim PET 100% të ricikluar, rPET, për disa nga shishet e produkteve tona. Tani fokusi ynë do të shtihet edhe në paketimin e jashtëm, i cili nuk është në kontakt të drejtpërdrejtë me produktin, por është i rëndësishëm për transportin dhe ruajtjen e produktit në pikat e shitjes.’’ 

‘’Ne kemi prezantuar Roadmap për të arritur Carbon Neutral deri në vitin 2030 – shprehet Presidenti Luca Busi. Do të angazhojmë të gjitha burimet tona për të realizuar këtë qëllim në kohë, duke zbatuar veprime konkrete me vlerë të shtuar.” 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.