Fermerët duan të braktisin tokat/ Rritja e kostos së mbjelljeve po i falimenton

1k 0

Bilbil dhe Ilirjana Tabaku janë një çift bashkëshortësh  nga Çanakaj në Lushnjë, që prej më shumë se 15 vitesh meren me kultivimin e perimeve në sera diellore.

Për çiftin e fermerëve ky vit nuk quhet i suksesshëm edhe pse domatja e cila ata kanë prodhuar shitet me çmim 80 lekë kilogrami. Çmimet e larta të inputeve bujqësore, plehrat dhe  rritja e çmimit të krahut të punës nuk e mbulon koston.

“Jam i detyruar të punoj në sera se s’kam ku të shkoj në këtëë moshë, por shpesh herë kam menduar dhe ta braktis këtë punë dhe nëse vazhdon kjo situatë do ta braktisin si serën ashtu dhe vendin duke u largur drejt vendeve të BE”, tha fermeri.

 “Është një punë e vështirë por s’kemi ç’të bëjmë pasi këtë kemi të vetmen mundësi ekonomike”, tha fermerja.

Zona e Darsis ku ndodhet fshati Çanakaj është një nga zonat më prodhuese por politikat e ndjekura në fushën e bujqësisë nuk kanë rezultuar frytdhënëse për banorët duke bërë që shumica e fermerëve ta braktisin jo vetëm bujqësinë, por edhe vendin.

Burimi: Top Channel