Historia e Alberta Meçaj Si Arriti të Jetë Një Sipërmarrëse e Suksesshme e Materialeve Hidraulike

2k 0

Alberta Meçaj e nisi rrugën drej biznesit dhe sipërmarrjes në vitin 2003 ku hapi dyqanin e parë të materialeve hidraulike dhe sistemve elektrike. Ky dyqan në i vogël në qytetin e Fierit do të ishte fillimi i një rrugëstimi i cili do të çonte drejt suksesit Albertën dhe biznesin e saj.

“Fillimisht, punova në një ambient me qera, por më vonë arrita të blej një tokë dhe ngrita një dyqan timin që tani është vendi ku unë dhe ekipi im punojmë çdo ditë.” -thotë Alberta Meçaj.  Ky ishte një hap i madh drejt rritjes së mëtejshme biznesit të saj bashkë me përgjegjësinë për punojnësit dhe shërbimin ekselent tek klienti.

Në suksesin e këtij sektori në zonën e Fierit pa dyshim ka kontribuar edhe rritja e investimeve në zonat rurale të qytetit e përreth, të cilat kishin vazhdimisht një kërkesë të lartë për materiale hidraulike, tuba shpimi, zorra vaditje e produkte të tjera të ngjashme.

Nisur nga kjo kërkesë në rritje Alberta shprehet se nisi të mendojë gjithnjë e më shumë për zgjerimin e biznesit të saj, për të mbuluar kërkesat e të gjithë klientëve të zonës. Kështu lindi ideja e një fabike të vogël të drejtuar nga ajo vetë.

Investimi drejt suksesit

“Për të përballuar kërkesën e lartë vendosa të bleja një fabrikë të specializuar në prodhimin e tubave dhe zorrave”. Teksa diskutojmë me Albertën ajo tregon se ky vendim kërkonte një investim të konsiderueshëm, dhe për të kryer këtë hap zgjidhja më e sigurtë ishte një kredi në bankë.

“Puna me bankën ishte një sfidë, por me përkushtim me ndihmën e Projektit “Catalyze” dhe një planifikim të mirë të planit të biznesit, arrita të siguroja fondet dhe të zgjerohem në treg me një fabrikë të re dhe kapacitete më të mëdha prodhuese.”, thotë Alberta.

Megjithëse ky rrugëtim për të dhe për të gjithë ekipin ka qenë sfidues puna ka dhënë frutet e saj që në periudhën e parë pas investimit. Shitjet dhe imazhi i kompanisë nisi të rritej, por si në çdo sipërmarrje asgjë nuk është pa sfida. Ndërsa kompania zgjerohej në shërbime dhe punonjës, Alberta shprehet se nuk ka pasur mundësi të arrijë çdo objektiv për shkak të shumë faktorëve ekonomikë. “Këto sfida janë zakonshme për shumë biznese, por ne vazhdojmë të punojmë me përkushtim dhe të përshtatemi me kohën”, shprehet ajo.

Kjo përvojë e ka ndihmuar Albertën dhe biznesin e saj të rriten dhe të jenë në ndryshim të vazhdueshëm për t’ju përshtatur tregut dhe kërkesave të klientëve. Pa dyshim një histori frymëzuese se si mund të zgjeroni një biznes të vogël, të përballeni me sfida duke krijuar plane afatgjate për të ardhmen. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.