Në një intervistë ekskluzive për Healthnews, Johan Nissinen, ish-deputet në Parlamentin Suedez dhe në Parlamentin Europian, ndan sekretet e suksesit të Suedisë në arritjen e qëllimit për t’u bërë një vend pa tym.
Nissinen, një figurë e njohur në politikën Suedeze, diskuton politikat dhe qasjet novatore që e kanë bërë Suedinë një model global në luftën kundër duhanpirjes. Kjo bisedë ofron informacion të vlefshëm se si shtetet e tjera mund të mësojnë nga eksperienca suedeze për të luftuar këtë fenomen global.
Si një nga aktorët kryesorë në prezantimin e konceptit të reduktimit të dëmit nga duhani, cilat ishin vështirësitë kryesore nga pikëpamja ligjore?
Disa nga vështirësitë fillestare ishin: Perceptimi publik dhe aspekti kulturor. Një pjesë e autoriteteve shëndetësore dhe grupeve mbështetëse ishin skeptikë ndaj alternativave si snusi, për shkak të frikës për promovimin e përdorimit të nikotinës, edhe pse kjo e fundit rezultonte më pak e dëmshme se duhani.
Ndërkohë në nivel global, organiza ndërkombëtare si OBSH-ja në atë kohë ishin në mëdyshje për miratimin e këtyre strategjive, duke ndikuar dhe në diskutimet në Suedi. Gjithashtu kishte dhe pikëpyetje rreth studimeve shkencore për produktet alternative, nëse duheshin pranuar apo jo.
Mund të na tregoni më shume mbi pikat kyçe të procesit rregullator që çuan në strategjinë aktuale të reduktimit të dëmit nga duhani.
Rrugëtimi nis në 1995 me Suedinë që bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, e cila u përjashtua nga rregulli i BE-se për ndalimin e snus-it. I cili duhet theksuar ishte i ndaluar në BE.
Në vitet 2000, faktet shkencore filluan të tregonin përfitimet që vinin nga përdorimi i produkteve alternative, sidomos në uljen e sëmundjeve që lidhen me duhanpirjen. Në vazhdim nga 2010-2025 u shtuan diskutimet rreth përfshirjes së alternative të reja të nikotinës. Në vitin 2018 u zgjeruan diskutimet në aspektin rregullator për përfshirjen e produkteve të reja si vape, duke u mbështetur në fakte shkencore dhe dëshmi ndërkombëtare.
Si arritën partitë politike në një marrëveshje për këtë qasje? Cilat ishin strategjitë që rezultuan efektive?
Konsensusi u arrit përmes disa aksioneve strategjike që përfshinin përfitimet e shëndetit publik, mbështetjen shkencore dhe pjesëmarrjen e palëve të interesuara. Pikësëpari u vendos fokusi në reduktimin e sëmundjeve dhe shpenzimeve shëndetësore të shëndetit publik përmes përdorimit të snusit.
Hulumtimet shkencore u paraqitën në komitetet parlamentare për të mbështetur rregullimin. Më tej përfshirja e palëve të interesuara, ku partitë politike angazhuan ekspertë të shëndetit, grupe konsumatorësh dhe përfaqësues të industrisë për të arritur në një qasje të balancuar.
Cili ishte roli i studimeve shkencore në formimin e ligjeve?
Studimet shkencore luajtën një rol të rëndësishëm duke treguar sigurinë relative të produkteve pa tym si snusi. Gjetjet nga këto hulumtime treguan se Suedia kishte nivele më të ulëta të kancerit dhe vdekjeve nga duhani krahasuar me vendet e tjera të BE-së. Kjo u perdor si bazë në vazhdim për formimin e kuadrit ligjor.
Si u adresuan shqetësimet e palëve të interesuara si profesionistët e shëndetit publik, industria e duhanit dhe grupet e konsumatorëve?
Procesi ligjvënës vendosi rregulla të rrepta mbi marketingun e produkteve alternative me qëllim sigurinë e konsumatorëve. Ndërkohë ofroi hapësirën për alternativa si snusi dhe qeskat e nikotinës për të zëvëndësuar duhanin tradicional.
A ndikuan rregulloret e BE-së ose marrëveshjet ndërkombëtare në zhvillimin e kuadrit ligjor të Suedisë?
Direktivat e BE-së, si Direktiva për Produktet e Duhanit (TPD), kishin ndikim. Suedia e përdori përjashtimin e saj nga ndalimi i snusit në BE për të mbështetur reduktimin e duhanpirjes dhe për krijuar një model suksesi.
Çfarë këshillash do të jepnit për ligjvënësit e vendeve të tjera që po shqyrtojnë ligje të ngjashme për reduktimin e dëmeve nga duhani?
Eksperienca suedeze ofron mësime të vlefshme për vëndet e tjera sidomos kur bëhet fjalë për përdorimin e strategjive të reduktimit të dëmit si një mundësi në rrugëtimin kundër duhanpirjes.
Vendimet të bazohen në fakte shkencore dhe gjithashtu të sigurohet që alternativat të jenë të disponueshme dhe të rregulluara nga ligji për të shmangur abuzimet. Angazhoni palët e interesuara dhe monitoroni rezultatet për të bërë ndryshime kur është e nevojshme. Promovoni edukimin e konsumatorëve për të luftuar keqinformimin rreth alternativave si qeskat e nikotinës dhe produktet me ngrohje.
Lini një Përgjigje