Lisar Seedling – Si Arriti Një Sipërmarrje Shqiptare Në Tregun e Huaj

809 0

Lisar Seedlings është një kompani e mirënjohur shqiptare, e themeluar në vitin 1996 e cila ofron fara, fertilizues dhe inpute të ndryshme bujqësore për tregun Shqiptar. Misioni i Lisar Seedling që prej fillimit ka qenë “të prodhojë perime me cilësi të lartë që përputhen me standardet e sigurisë ushqimore dhe të jetë miqësore me mjedisin”. E në kuadër të kësaj fokusi i vitit të fundit ka qenë pikërisht certifikimi dhe sigurimi i produkteve sa më cilësore. Gjtiashtu një nga hallkat kryesore të tregtisë në BE, por edhe globalisht. 

Hapi drejt tregjeve të huaja 

Përmes asistencës teknike nga Creative Business Solutions dhe projekti EDGE për zbatimin e standardit Global G.A.P kjo kompani arriti të certifikojë produktet e saj sipas standarteve ndërkombëtare.   

Një bashkëpunim mes ekipit teknik të CBS me stafin e Lisar Seedlings ku u shkëmbye informacion dhe të dhëna mbi mundësitë që ofron një certifikim i tillë. Përmes këtij procesi kompania po zbaton disa teknologji të reja të avancuara në mbrojtjen e bimëve si kontrolli biologjik i dëmtuesve përmes armiqve natyrorë. 

Një nga produktet që u arrit të certifikohet me sukses gjatë vitit të kaluar nga Projekti i USAID-it “Economic Development, Governance and Enterprise Growth”, sipas standartit Global G.A.P.  ishte shalqini. Falë këtij çertifikimi, Lisar Seedling arriti të eksportojë 100% të prodhimit të saj në vendet e rajonit dhe të BE-së.  

Ekspertë të CBS dhe ekipi i Lisar Seedeling, gjatë punës për certifikimin.

Një nismë ekologjike për Shqipërinë 

Një certifikim sigurie ushqimore është  vlerë e shtuar për produktin dhe Lisar Seedlings është e dedikuar të përmbushë kërkesat e klientëve të saj, ndaj do të vijojë të çertifikojë produktet edhe në vitet e ardhshme për më shumë siguri dhe zhvilim.  

Nisma më e re e sipërmarrjes Lisar Seedlings është përdorimi i mbrojtjes së integruar në prodhimin e perimeve në vendin tonë, që do të thotë zero mbetje kimikatesh.  

Për më shumë informacion rreth produkteve të Lisar Seedlings, mund të vizitoni profilin zyrtar të kompanisë në platformën Agrotrade apo të vizitoni ëebsite www.lisarseedlings.com. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.