Llixhat e Divjakës – Banjat Natyrale që Qetësojnë Dhimbjet e Kockave

2k 0

Parku Kombëtar Divjakë Karavasta është një nga zonat më të frekuentuara gjatë stinës së verës.

Veç bukurive natyrore që të ofron ky park si shtigjet, pedonalen, detin dhe rërën aty gjendet dhe një pikë tjetër turistike,  Struga e Zezë ose thënë ndryshe Llixhat e Divjakës. Llixhat Kurative gjenden midis lagunës dhe pyllit të Divjakës, vizitorët kryesisht i përkasin moshës së tretë ata pretendojnë se ky ujë shëron sëmundjet e kockave.

Pushuesit fillimisht  kryejnë  procesin  e  larjes në ujë dhe më pas lyhen me këtë baltën e zezë të cilët e mbajnë në trup afërsisht 2 orë, pasi balta thahet përsëri lahen me ujin kurues.

Nuk janë konsultuar me asnjë mjek për këtë lloje terapie ,vijnëe këtu nga gojëdhënat e të parëve të cilët e kanë frekuentuar vite më parë dhe kanë gjetur zgjidhje për shërimin e sëmundjeve./Burimi:TopChannel