Me mbështetjen e CCBS, Shqipëria mori pjesë në Lojërat Botërore Olimpike Speciale

284 0

Coca-Cola festoi partneritetin e saj me Lojërat Botërore Olimpike Speciale në Berlin, të cilat u zhvilluan më 17-25 Qershor 2023. Si një partner global, themelues i Olimpiadës Speciale që nga viti 1968, Coca-Cola synon të krijojë një të ardhme më të mirë dhe të përbashkët, duke ndihmuar në nxitjen e një shoqërie gjithëpërfshirëse ku të gjithë mund të lulëzojnë.

Lojërat Botërore Olimpike Speciale janë një ngjarje unike që krijojnë një ndikim të pakrahasueshëm social dhe emocional duke fuqizuar mbi 7000 atletë me aftësi të kufizuara intelektuale nga 190 kombe dhe territore të shfaqin aftësitë e tyre, të krijojnë lidhje dhe të ndihen të përfshirë në shoqëri.

Më shumë se 300,000 spektatorë dhe 20,000 vullnetarë ndoqën eventet që u shtrinë në 13 vendndodhje, me Olimpiadën Speciale që nxiti shpresën dhe besimin për një të ardhme më të ndritshme të pranimit, mirëkuptimit dhe unitetit global.

Coca-Cola përkrah vizionin e një shoqërie gjithëpërfshirëse përmes fuqisë së sportit, duke besuar në ndikimin transformues të Olimpiadës Speciale në jetën e pjesëmarrësve. Duke mbështetur ngjarjen, Coca-Cola përqafoi dëshirën për të thyer barrierat, për të bashkuar komunitetet dhe për t’u dhënë më shumë njerëzve mundësinë për të lulëzuar.

Shqipëria mori pjesë në Lojërat Botërore Olimpike Speciale Berlin 2023, ku nën mbështetjen e pakufizuar të Coca-Colës, vendi ynë për here të pare u përfaqësua nga 10 sportistë që garuan në sporte si noti, peshëngritja, atletika e basketbolli.

Sportistët e Special Olympics Albania i dhënë vendit tonë medaljet e para Olimpike, ku notari Gersi Troka ia doli të marrë medalje të artë në 200 metra stil i lirë, e para medalje e artë për Shqipërinë në Lojërat Botërore Olimpike Speciale.

Vetëm një ditë më pas, bëri një garë mjaft të mirë edhe peshëngritësi Adi Sula, që i dha Shqipërisë plot 4 medalje, dy argjendi e dy bronzi, duke konfirmuar traditën e mirë të kuqezinjve në ngritjen e shtangës.

Në atletikë, Lulzim Koçi tërhoqi vëmendjen e mediave botërore për mënyrën e festimit, e ngjashme me atë të atletit më të madh Usain Bolt, ndërsa në basketboll, sportistet e Special Olymics Albania shijuan emocionet e pjesëmarrjes, por edhe duartrokitjet e vullnetarëve në shkallët e impianteve sportive.

Coca-Cola Bottling Shqipëria (CCBS) ndihet krenare që mbështeti Olimpiadën Speciale të Shqipërisë dhe atletët e saj në një moment kaq të rëndësishëm, duke dhënë kontributin e saj për të thyer barrierat që hasen ende prej tyre në jetën e përditshme, gjatë kësaj ngjarje spektakolare që feston potencialin e pakufishëm të njerëzve me aftësi të kufizuara intelektuale, duke shfrytëzuar fuqinë e sportit për të bashkuar njerëzit dhe për të transformuar jetët.

Që nga viti 1968, Lojërat Botërore Olimpike Speciale kanë kapërcyer kufijtë e gjeografisë, kombësisë, filozofisë politike, identitetit gjinor, moshës, përkatësisë etnike dhe fesë për t’u bashkuar çdo dy vjet, duke u alternuar mes sporteve verore dhe dimërore.

Si pjesë e partneritetit, Coca-Cola ofron mbështetje monetare dhe të mira materiale, përpjekje vullnetare dhe iniciativa marketingu për të rritur ndërgjegjësimin për Programet e Lojërave Olimpike Speciale, atletët dhe ngjarjet në mbarë botën.

“Ne jemi jashtëzakonisht krenarë për partneritetin tonë me Lojërat Olimpike Speciale, duke ndërtuar mbi më shumë se gjysmë shekulli bashkëpunim, që feston fuqinë e sportit për të thyer barrierat dhe për të promovuar përfshirjen dhe diversitetin,” tha Tim Dignard, Sr. Menaxher, Partneritetet dhe Operacionet Globale Sportive në Coca-Cola.

“Olimpiada Speciale është shumë më tepër sesa thjesht një ngjarje sportive. Ne besojmë se ata kanë fuqinë për të ndihmuar në nxitjen e ndryshimit dhe përfshirjes reale, si brenda kompanisë sonë ashtu edhe në komunitetet në të cilat ne operojmë. Ne po kërkojmë nga të gjithë që të bashkohen në magjinë e kësaj feste gjithëpërfshirëse që ndryshon jetën.”

Nga ana tjetër, Zehra Sayin, Drejtoreshë e Marketingut, Komunikimit dhe Zhvillimit për Olimpiadën Speciale u shpreh: “Lojërat Botërore Olimpike Speciale janë një mundësi që bota të dëshmojë aftësitë e njerëzve me aftësi të kufizuara intelektuale, të shohë fuqinë e përfshirjes dhe të argëtohet! Miliona atletë të Lojërave Olimpike Speciale sëbashku me qindra e mijëra trajnerë, vullnetarë dhe familje, po kapërcejnë frikën dhe stigmën në komunitete çdo ditë. Lojërat janë një festë globale e përkatësisë dhe një platformë për këtë popullsi të margjinalizuar historikisht për të sfiduar njerëzit kudo që të shembin muret e izolimit.”

Rreth Lojërave Botërore Olimpike Speciale

Themeluar në vitin 1968, Olimpiada Speciale është një lëvizje globale për t’i dhënë fund diskriminimit ndaj njerëzve me aftësi të kufizuara intelektuale. Lëvizja synon të nxisë pranimin e të gjithëve përmes fuqisë së sportit dhe programimit në arsim, shëndetësi dhe udhëheqje. Me më shumë se gjashtë milionë atletë dhe partnerë të Unifikuar të Sporteve në mbi 200 vende dhe më shumë se një milion trajnerë dhe vullnetarë, Olimpiada Speciale ofroi më shumë se 30 sporte të tipit olimpik dhe mbi 100,000 lojëra dhe gara çdo vit.

Asnjë ngjarje tjetër në botë nuk ka të njëjtin ndikim social dhe emocional të Lojërave Botërore Olimpike Speciale. Për atletët dhe familjet e tyre, përvoja hap dyert për mundësi të paimagjinuara. Për vullnetarët, trajnerët dhe mbështetësit e tjerë nga të gjitha pjesët e botës, Lojërat frymëzojnë shpresë dhe besim në një të ardhme më të ndritshme të pranimit, mirëkuptimit dhe unitetit global.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.