Ndryshimi i Temperaturave – Ulje Deri në -2 Gradë Celcius

41 0

Moti i ngrohtë duket se ka dëbuar dimrin përgjatë gjithë kësaj periudhe, por sipas ekspertëve kjo nuk do të zgjasë.

Mëngjesi i ditës së sotëme pritet të ketë ulje deri ne -2 gradë C.

Sot mbeten masat ajrore të qëndrueshme prezente në të gjithë territorin shqiptar duke sjellë dominim të kthjellimeve në të gjithë ultësirën perëndimore.

Sipas MeteoAlb, në zonat malore do të ketë kalime të pakta të vranësirave të cilat nuk do të mund të sjellin reshje.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 15°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë. Mbetet paraditja në Kosovë në dominimin e kthjellimeve, por në zonat Veriore herë pas here do të ketë kalime të pakta të vranësirave. Parashikohet që në pjesën e dytë të ditës përkohësisht vranësirat kalimtare të shfaqen në të gjithë territorin e Kosovës.

Burimi: Top Channel