Prodhime të Certifikuara nga Serrat e Agro Buli – Kompania Kosovare që Mbështet Gratë Punëtore

1.4k 0

“Agro Buli” është një kompani bujqësore nga Shtime e Kosovës, e cila merret me prodhimin e perimeve në serra. Përveç kësaj, kompania prodhon fidanë të cilësisë së lartë të llojeve të ndryshme të perimeve. Prodhimi i perimeve bëhet në një serë moderne prej 1 ha. “Agro Buli” është furnizues i njohur i perimeve të freskëta për tregun lokal të Shtimes.

Më shumë siguri për tregun Kosovar

Qëllimi i kompanisë është të prodhojë perime të freskëta me cilësi të lartë në përputhje me kërkesat e konsumatorëve. Përveç kësaj, ekspertët e dinë shumë mirë se siguria ushqimore, mbrojtja e mjedisit dhe mirëqenia e punëtorëve janë shumë të rëndësishme për qëndrueshmërinë e kompanisë. Për më tepër, “Agro Buli” beson fort në aftësitë dhe kapacitetet e grave, ndaj në politikës e saj, kompania i jep prioritet punësimit të grave.

Në kuadër të projektit Economic Development, Governance and Enterprise Growth dhe Creative Business Solutions, mbështeti kompaninë për zbatimin e standartit Global G.A.P. Falë një bashkëpunimi të mirë mes stafit teknik të CBS dhe punonjësve të Agro Buli, kompania u çertifikua me sukses sipas këtij standardi.

Ekspertët e CBS dhe ekipi i Agro Buli gjatë punës për certifikimin me Global G.A.P

Ky është një mjet i shkëlqyer i imazhit të kompanisë lidhur me aplikimin e praktikave të mira bujqësore dhe do të jetë shumë i dobishëm për shitjen e produkteve në tregje të reja.

Agro Buli është një nga kompanitë e rajonit të listuara në platformën AgroTrade e cila ofron mundësi për lidhje me blerës të huaj shumice në të gjithë botën. Mësoni më shumë për AgroBuli duke ndjekur profilin e tyre zyrtar në facebook AgroBuli L L C./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.