Temperaturat deri në 40 gradë C në Tiranë, Elbasan e Gjirokastër!

1.3k 0

Sipas MeteoAlb, vijon ndikimi i valëve të nxehtit Afrikan në territorin Shqiptar duke kushtëzuar, mot të kthjellët dhe temperatura të larta në të gjithë territorin e vendit.

Orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash të lehta në zonat malore përgjatë kufirit Lindor. Pritet që vlera më të larta të shënohen përkatësisht në Qarqet: Elbasan, Berat, Gjirokastër dhe Tiranë, ku termometri do të ngjitet mbi 40 gradë C.

Temperaturat e ajrit mbetetn të larta si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 19°C deri në 40°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 2 ballë.

Burimi: Top Channel

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.