Kasata e Shtëpisë Me Shije Frutash – E Freskët e Natyrale

840 0

Freskia e kasatës dhe shija e veçantë e boronicave apo luleshtrydheve, janë kombinimi perfekt për të larguar etjen dhe për të shijuar diçka të ftohtë.

Por përveç shijes, frutat e përdorura janë shumë të pasura në vlera dhe futen në kategoritë e frutave më të shëndetshme të pyllit. Dhe nëse dëshironi mund të shtoni në këtë recetë edhe copëza frutash të ndryshme. AgroWeb.org ju sjell më poshtë recetën fantastike të përgatitjes së kasatës me fruta, një recetë e shëndetshme dhe plot freski.

Përbërësit

2 gota boronica ose luleshtyrdhe

1/4 gore lëng molle

2 lgj mjaltë

lëng me 1/2  limoni

1 majë luge kripë

Përgatitja

Kombinoni përbërësit në një blender dhe përziejini derisa të përftoni një masë të njëtrajtshme.  Më pas masën h idheni në kallëpet e përshtatshme. Vendosini në frigorifer për të paktën 5 orë ose gjatë gjithë natës. Nëse nuk keni kallëpe mund të përdorni gota plastike. Hidheni përzierjen në çdo gotë, mbulojeni me fletë metalike dhe vendosni shkopin në qendrër të gotës. Vendoseni në frigorifer për të paktën 5 orë ose gjatë gjithë natës. Për ta hequr nga kupa, zhysni 2/3 e poshtme të gotës në ujë të nxehtë për rreth pesë sekonda. Tërhiqni shkopin dhe do të keni në dorë kasatën tuaj me shijen e preferuar të frutave. Ju gjithshtu mund të provoni të përdorni kombinime të ndryshme frutash./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.